'Shanset për kualifikim janë të barabarta', trajneri i Partizanit: Më jepni kohë, ju tregoj gabimet që bëmë

12 Korrik 2023, 09:44| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 15:34

  • Share

Partizani barazoi 1-1 me BATE Borisov në turin e parë kualifikues të Champions League. Ndeshja e zhvilluar në “Air Albania” pa kampionët e Shqipërisë të dominonin kundërshtarët bjellorus, teksa për të kuqtë goli i barazimit u shënua nga Tedi Cara në pjesën e dytë. Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit Zoran Zekic vlerësoi lojën e të tijve, duke thënë se gjithçka për kualifikimin që vendoset në 18 korrik kanë të barabarta.

“Kemi luajtur me vetëm 25 ditë në dispozicion. Disa lojtarë janë të lodhur, nuk kishim përqendrim. Ne bëmë presing të lartë në pjesën e parë, pastaj u tërhoqëm për të pritur momentin tonë për të sulmuar në thellësi. Me rastin e parë, BATE Borisov shënoi, por pastaj falë Zotit shënuam edhe ne", tha fillimisht kroati.

Trajneri u ndal edhe te forma e BATE, duke qenë se bjellorusët janë në aktivitet dhe kampionati në vendin e tyre ka filluar.

"E kam parë BATE në ndeshjet e fundit që ka luajtur, kishim informacione, ishim të përgatitur shumë mirë. Është e qartë në këtë moment që ata kanë luajtur shumë ndeshje dhe kanë automatizëm më të mirë se ne në këtë moment ndaj duhet të luajmë më shpejt dhe më me agresivitet. Por duhet të them se në këtë dy javë progresi i skuadrës time ka qenë i madh. Duhet të shfrytëzojmë këto 7 ditë për t’u përgatitur taktikisht dhe fizikisht", tha Zekic.

Më pas trajneri ceku edhe formën e Grezdës dhe rastet e diskutueshme. Për kualifikimin Zekic tha se shanset janë të barabarta.

"Kualifikimi? Rezultati është aktiv, shanset 50-50 pas kësaj ndeshje, është vetëm pjesa e parë. Duhet të jemi më mirë dhe të besojmë te ajo që punojmë dhe të jemi pozitiv. Na duhet mobilizim më i madh në ndeshjen e kthimit.

Grezda? Ka nevojë për kohë, ai nuk është gati që të jetë Grezda që të gjithë njohim, nuk është në 100%. Me kalimin e kohës do të jetë në formë të mirë dhe ne e mbështesim.

Rastet e diskutueshme? Pas situatës së dytë që nuk u dha penallti, u shënua goli nga goditja e këndit. Tani e pashë që ishte në vijën e zonës, gjyqtari ishte shumë afër aksionit. ”, tha Zekic për mediat në fund të ndeshjes.

S.Dh//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?