SHBA do t’i japë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 1.85 miliard dollarë. Në këtë paketë të ndihmës përfshihen edhe raketat Patriot. Në paketë përfshihen armë dhe pajisje nga stoqet e Pentagonit, në vlerë prej 1 miliard dollarë, përfshirë edhe raketat Patriot. Po ashtu, 850 milionë të kësaj pakete të ndihmës do të merren nga Nisma për Ndihmë të Sigurisë së Ukrainës.
Ndihma e re po ashtu përfshin financim për sisteme të komunikimit satelitor, që me gjasë do të përfshijë rrjetin e sistemit satelitor të SpaceX Starlink, që është në pronësi të Elon Musk.
“Përderisa Rusia vazhdon sulmet brutale ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës, SHBA-ja mirëpret presidentin Volodymyr Zelensky në Uashington sot, për të dëshmuar përkushtimin tonë të palëkundur për popullin ukrainas”, tha përmes një deklarate sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ai tha se SHBA-ja do të ofrojë “kapacitete shtesë ushtarake për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten nga sulmi i paprovokuar dhe brutal i Rusisë”.
Lajmi kryesor:
Zelensky takon Biden në SHBA dhe e nderon me medalje: Hero i popullit të Ukrainës! Presidenti amerikan: Ne jemi krah jush
SI.E.//ReportTv.al