Donald Trump dhe Edi Rama

Politikë
Bota

SHBA sulmoi Iranin, Rama: Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar regjimin teokratik të Iranit të pajiset me armë bërthamore

22 Qershor, 18:32| Përditesimi: 22 Qershor, 19:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë për konfliktin Izral-Iran, pas sulmeve të ndërsjellta me raketa dhe pas bombardimit të kryer nga SHBA-të ndaj bazave bërthamore të zhvillimit të uraniumit nga Teherani.

Me një postim në llogarinë e tij në rrjetin social X, kree i qeverisë shprehet ndër të tjera:

"Mbështesim përpjekjet e Trump për të parandaluar që regjimi teokratik i Iranit të pajiset me armë bërthamore!".

Kryeministri thekson se nuk bëhet fjalë për një shtet tjetër bërthamor dhe as për diktaturë dhe ambicie bërthamore, por për një teokraci të armatosur që bën thirrje për shfarrosje të kombeve të lira nëpër botë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në X:

 

"Ky nuk është thjesht një shtet tjetër bërthamor. As thjesht një diktaturë me ambicie bërthamore. Kjo është një teokraci - e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në shtatëdhjetë vjet duke i cilësuar kombet e lira si "Satanike" dhe duke bërë thirrje të hapura për shfarosjen e tyre. Nga çdo aspekt, është një devijim i veçantë - ndryshe nga çdo shtet i armatosur bërthamor, pavarësisht sistemit politik. Si një komb që doli nga humnera e një regjimi brutal ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria mbështet fuqimisht përpjekjet e sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të pajiset ndonjëherë me armë bërthamore".

Të shtunën mbrëma (21 qershor), Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm ajror të koordinuar ndaj tre impianteve bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Esfahan.

Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi operacionin "Çekani i Mesnatës"përmes rrjetit të tij social Truth, duke deklaruar: “Kemi përfunduar me sukses sulmin ndaj tre objekteve bërthamore!".

Kurse Irani zyrtar u kundërpërgjigj duke kërcënuar se do goditeshin bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, si dhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ku kalon 20% e tregtisë së karburanteve për të gjith botën.

Postimi i Edi Ramës në rrjetin X

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • A...Zh: 22/06/2025 21:11

    Shqiperia me perendimin e SHBA, ne mbeshtetje te Izraelit. Jo me nje shtete kriminal qe krijon e mbjelle terror.

    Përgjigju
  • Tani: 22/06/2025 19:58

    Nqs keto jane satanik imagjino ato qe kan shkaterruar çdo cm katror te Gazes duke vrare 20000 femije e duke vrare njerez ne radhe per nje cop buke. Totalisht idiot

    Përgjigju
  • Tekiu: 22/06/2025 18:45

    Leri komentet o idiot po merru me hallet qe kemi ne se skemi as lopata per ushtaret.

    Përgjigju
    • Lala: 22/06/2025 21:12

      O mara mo's e lidh CDO gje me Sälen Öse edin se ka te drwjt tekiu.si uahtarak QE Jam ta Jap un kronologjin Si U prish ushtria.si fillim Sala prishi raketat Tok ajer DHE hapi depot.pastaj erdhi majko DHE PS DHE prishen tanket.pastaj erdhi Sala e shiti nendeteset per skrap.pastaj erdhi prap PS DHE shiti per hekur kunderajrore e topat.filluan TU vjedh Deri te uniformat .un personalisht kam 3 vjet Pa Marr uniforme e kepuce.kshu mo's na caj k shum o sufllaqexhie se nji Mut Jan Si PD Si PS.si Sala Si Edi

    • Mara emigrante ne Itali: 22/06/2025 20:44

      Tekiu : idiot je ti qe nuk kupton , kur e vodhet dhe e shkateruat Shqiperine nen drejtimin e saliut ju erdhi mire ? Shkateruat uzinat , ushtrine arsimin e gjith çka , tani i kerkoni nga Rama ? Kerkojani saliut qe I shkoni mbrapa .

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?