Ish-Presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha u shpall sot publikisht non grata nga SHBA-të, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ky lajm kishte kohë që flitej nën zë, e madje vetë ish-kryeministri Berisha ishte pyetur publikisht nëse i ishte refuzuar viza për në SHBA, pas insinuatave që bëri në Kuvend kryeministri Edi Rama.
Berisha do të deklaronte asokohe që nuk kishte tentuar asnjëherë që të udhëtonte drejt SHBA-ve, dhe se nuk ishte një njeri që i pëlqenin udhëtimet.
Pjesë nga intervista e 2019-tës:
Sali Berisha: E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar detyrë deri më sot nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar zyrtarisht në asnjë vend të globit. E konsideroj veten person privat. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, nuk më është refuzuar asgjë. E kundërta mund të ketë ndodhur. Më kanë ardhur me dhjetëra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj sepse kam dhënë dorëheqje. Nuk më shkon mua tani të kaloj nga një zyrë në tjetrën.
Blendi Fevziu: Keni tentuar të shkoni privatisht në SHBA?
Sali Berisha: Kurrë, në mënyrë kategorike. Kur më është sugjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi (Donald Lu), ja kam shpjeguar, jo i kam thënë nuk shkoj, sepse unë tani jam privat. Kjo është e vërteta.
Blendi Fevziu: Nga doli ky lajm?
Sali Berisha: Nuk e kam dëgjuar kurrë! Në mënyrë kategorike as e kam dëgjuar as e kam parë. Që nga viti 2013 deri sot nuk kam bërë kurrë asnjë kërkesë për asnjë udhëtim as në SHBA dhe në asnjë vend tjetër që ka viza. Sa i përket Gjermanisë, kam qenë mëngjesin e lutjeve. Gjysma e atyre që shkojnë aty janë si puna ime. Është mëngjes lutjesh.
Lajmi kryesor: