Politikë

VIDEO/ SHBA futi Berishën dhe familjen e tij në 'listën e zezë', momenti kur Rama e pyeste në Kuvend: Përgjigju, e kalon dot Oqeanin?

19 Maj 2021, 15:14| Përditesimi: 19 Maj 2021, 22:50

  • Share

SHBA futi sot ish-kryeministrin dhe ish-Presidentin Sali Berisha në listën e zezë, duke e shpallur si të 'korruptuar që ka minuar demokracinë'.

Por duket se një informacion të tillë, kryeministri Edi Rama e ka patur një lloj informacioni në lidhje më këtë që vitin 2019. Në një seancë parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: "Sali ti e kapërcen dot oqeanin me dash?"

Por në një përgjigje për gazetarët që e pyetën nëse SHBA i kishte refuzuar vizën, Berisha tha se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë.

'Kurrë në jetën time, në mënyrë absolute, por unë nuk udhëtoj, udhëtime shumë shumë të rralla', tha ai asokohe.

SHBA sot futi në listën e zezë të DASH, Sali Berishën dhe familjen e tij, ku lajmin e dha sot vetë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

'Akte të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri', shkroi Blinken në një postim në Twitter.

 

Ora 16:10
SHBA e futi në 'listën e zezë', çfarë deklaronte Berisha kur pyetej nëse ishte shpallur i padëshirueshëm nga Amerika: Kam me dhjetëra ftesa, i kam refuzuar  

Ish-Presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha u shpall sot publikisht non grata nga SHBA-të, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ky lajm kishte kohë që flitej nën zë, e madje vetë ish-kryeministri Berisha ishte pyetur publikisht nëse i ishte refuzuar viza për në SHBA, pas insinuatave që bëri në Kuvend kryeministri Edi Rama.

Berisha do të deklaronte asokohe që nuk kishte tentuar asnjëherë që të udhëtonte drejt SHBA-ve, dhe se nuk ishte një njeri që i pëlqenin udhëtimet.

Pjesë nga intervista e 2019-tës:

Sali Berisha: E them me përgjegjësi absolute se që nga dita që kam dorëzuar detyrë deri më sot nuk kam bërë asnjë kërkesë për të shkuar zyrtarisht në asnjë vend të globit. E konsideroj veten person privat. Nuk kam bërë asnjë kërkesë, nuk më është refuzuar asgjë. E kundërta mund të ketë ndodhur. Më kanë ardhur me dhjetëra ftesa, i kam refuzuar që të gjitha. Asnjë udhëtim zyrtar nuk pranoj sepse kam dhënë dorëheqje. Nuk më shkon mua tani të kaloj nga një zyrë në tjetrën.

Blendi Fevziu: Keni tentuar të shkoni privatisht në SHBA?

Sali Berisha: Kurrë, në mënyrë kategorike. Kur më është sugjeruar një gjë e tillë nga ambasadori i atij vendi (Donald Lu), ja kam shpjeguar, jo i kam thënë nuk shkoj, sepse unë tani jam privat. Kjo është e vërteta.

Blendi Fevziu: Nga doli ky lajm?

Sali Berisha: Nuk e kam dëgjuar kurrë! Në mënyrë kategorike as e kam dëgjuar as e kam parë. Që nga viti 2013 deri sot nuk kam bërë kurrë asnjë kërkesë për asnjë udhëtim as në SHBA dhe në asnjë vend tjetër që ka viza. Sa i përket Gjermanisë, kam qenë mëngjesin e lutjeve. Gjysma e atyre që shkojnë aty janë si puna ime. Është mëngjes lutjesh.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?