Shtetet e Bashkuara po i bëjnë presion Iranit që të ndalojë shitjen e dronëve në Rusi, të përdorura në luftën në Ukrainë, si pjesë e diskutimeve të vazhdueshme për një "mirëkuptim" më të gjerë midis Uashingtonit dhe Teheranit. Kjo gjë kërkohet për të lehtësuar tensionet dhe për të shmangur krizën bërthamore.
Administrata Biden e ngriti çështjen me Iranin në bisedimet indirekte në Katar dhe Oman muajt e fundit. Sipas një zyrtari iranian, Teherani i ka kërkuar vazhdimisht Moskës që të ndalojë përdorimin e tyre në konflikt, por Uashingtoni dëshiron "hapa më konkretë".
Një zyrtar iranian tha se në këmbim, Uashingtoni do të përmbahet nga vendosja e sanksioneve të reja në disa fusha, përveç atyre që lidhen me të drejtat e njeriut, dhe nuk do të monitorojë rreptësisht sanksionet ekzistuese mbi shitjet e naftës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Shkarkohet gjenerali rus Surovikin, dyshohet se ishte aleat me Wagner! Ukraina merr përgjegjësinë për sulmin në urën e Krimesë
S.S/ReportTv.al