Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pezulluar të gjitha ndihmat ushtarake për Ukrainën.
Lidhur me këtë ka ardhur një reagim nga Tammy Duckworth, një demokrate që është pjesë e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit.
“Një braktisje e turpshme e Ukrainës. Ky vendim nuk do ta bëjë vendin tonë më të sigurt. Kjo do të inkurajojë Putinin dhe kundërshtarët tanë, ndërkohë që do të dobësojë marrëdhëniet tona me partnerët demokratë”, thotë ajo në X.
Edhe Peter Welch, një demokrat i Senatit nga Vermont, ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij .
'Putini është një kriminel lufte. Zelensky është një hero. Trump është i dobët“, thotë ai.
Komento
Komente
