Pasi qeveria italiane e Mario Draghit fitoi besimin në Senat, Shtetet e Bashkuara kanë reaguar duke thënë se respektojnë dhe mbështesin procesin kushtetues që po zhvillohet në Itali duke shtuar se bashkëpunimi me Itallinë vazhdon. Lajmi u raportua nga Ansa, bazuar në deklaratën e një Zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Ekziston një aleancë e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe prosperitetit ekonomik. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për një numër prioritetesh të rëndësishme, duke përfshirë mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus”, është shprehur Zëdhënësi.
Lajmi kryesor:
Itali/ Qeveria Draghi fiton besimin në Senat, merr 95 vota pro! Dyshja Berluskoni-Salvini e 'presin në besë', votojnë kundër
S.C/ReportTv.al