Mario Draghi

Bota

Itali/ Qeveria Draghi fiton besimin në Senat, merr 95 vota pro! Dyshja Berluskoni-Salvini e 'presin në besë', votojnë kundër

20 Korrik 2022, 10:58| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 07:36

  • Share

Senati italian ka rikonfirmuar besimin për qeverinë e drejtuar nga Mario Draghi, duke miratuar rezolutën me 95 vota pro dhe 38 kundër. Ashtu siç kishin deklaruar senatorët e lëvizjes “5 Yjet” nuk morën pjesë në votim.

Por, në votim nuk kanë marrë pjesë as grupimi ‘Fratelli d’Italia’, ndërsa surprizë ishte edhe bojkoti i 'Forca Italia' të Silvio Berlusconit dhe të 'Lega Nord' të Mateo Salvinit që kishin deklaruar se do mbështesin qeverinë. Berlusconi më herët kishte konfirmuar se qendra e djathtë do mbështesë krijimin e një qeveri të udhëhequr nga Draghi bazuar në paktin e ri që vetë kryeministri propozoi në Parlament.

Pavarësisht se mori votëbesimin, Mario Draghi vendosi të mos shkojë mbrëmjen e sotme në Presidencë, por pritet të shkojë nesër pas seancës në parlament.

Italia po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme edhe pse Draghi fitoi një votëbesim në Senat. Ditën e nesërme do të votohet mocioni i mosbesimit edhe në Dhomën e Deputetëve, por Dragi dha dorëheqjen pasi tha se nuk e ka shumicën. Sipas mediave italiane dorëheqja e kryeministrit Draghi është e pashmangshme. Nesër pritet që kryeministri Draghi të deklarojë se do t’i paraqesë dorëheqjen presidentit, hera e dytë kjo brenda një jave. Presidenti Sergio Matarella nuk pranoi dorëheqjen e parë, por i kërkoi të marrë votëbesimin në Dhomën e Senatit dhe atë të Deputetëve.

Draghi dha dorëheqjen pasi përfaqësuesit e Lëvizjes 5 yjet, pjesë e koalicionit qeverisës, nuk ishin të pranishëm gjatë votimit të dekretit të ndihmave, duke deklaruar se nuk mund të votojnë një paketë që rrit kostot e energjisë. Vendimi i Draghit për t’u dorëhequr erdhi edhe pse paketa për të ndihmuar italianët që përballen me çmimet e larta të energjisë mori 172 vota pro dhe 39 kundër, por munguan votat e Lëvizjes 5 Yjet.

Kriza politike në Itali shpërthen në një kohë kur vendi është zhytur në një gjendje emergjence për shkak të thatësirës dhe mungesës së energjisë si dhe vendimeve të rëndësishme që duhen marrë për fondet financiare të BE. Komisioneri për Ekonominë në Bashkimin Evropian, Paolo Gentiloni, një ish-kryeministër italian, tha se Brukseli po i ndjek me habi dhe shqetësim zhvillimet politike ne Romë, në një kohë të trazuar për Evropën që kërkon një nivel të lartë kohezioni dhe udhëheqje të fortë”.

Ora 22:05
Draghi fitoi besimin në Senat, Conte: Nga ai kemi parë një qëndrim përçmues

Pasi qeveria italiane e Mario Draghit fitoi besimin në Senat, lideri i 'Lëvizjes 5 yjet' ka reaguar duke thënë se ishin në shënjestër të një sulmi politik, duke shtuar se nga Kryeministri Draghi ka parë një qëndrim përçmues.

“Ne kemi parë nga kryeministri Draghi jo vetëm indikacione të përgjithshme për disa masa, por edhe një qëndrim përçmues, na vjen keq që kemi marrë edhe ofendime. U bëmë shënjestër e një sulmi politik, 'na vunë në derë', nuk ishin kushtet që të mund të vazhdonim me bashkëpunimin besnik”, u shpreh udhëheqësi i "Lëvizjes 5 yjet", Giuseppe Conte.

Ora 21:08
Mori votëbesimin në Senat, Draghi nuk shkon në Presidencë këtë mbrëmje

1658344281_download.jpg

Pavarësisht se mori votëbesimin, Mario Draghi vendosi të mos shkojë mbrëmjen e sotme në Presidencë. Në fund të votimit të Senatit në kryeministri (Palazzo Chigi) zgjodhi të mos shkojë në Presidencë, ku pritet të shkojë nesër pas seancës në parlament.

Ora 21:01
Draghi fitoi besimin në Senat, SHBA: Respektojmë vendimet e Italisë, bashkëpunimi vazhdon

Pasi qeveria italiane e Mario Draghit fitoi besimin në Senat, Shtetet e Bashkuara kanë reaguar duke thënë se respektojnë dhe mbështesin procesin kushtetues që po zhvillohet në Itali  duke shtuar se bashkëpunimi me Itallinë vazhdon. Lajmi u raportua nga Ansa, bazuar në deklaratën e një Zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

“Ekziston një aleancë e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Italisë bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe prosperitetit ekonomik. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për një numër prioritetesh të rëndësishme, duke përfshirë mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus”, është shprehur Zëdhënësi.

Ora 20:56
Qeveria Draghi fiton votëbesimin në Senat me 95 vota pro dhe 38 kundër

1657888814_171302319ad25689cd29a4c38887035e4afff59a9.jpg

Qeveria e Mario Draghit ka fituar votëbesimin në Senat me 95 voa pro dhe 38 kundër.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 20/07/2022 21:59

    Lajm i mire,votbesimi i qeverise Draghi.

    Përgjigju
    • o Lora. dhe ju gazetar qoftexhinj,: 20/07/2022 22:20

      Dragi HUMBIIIII, IKUUUU me ne fund hahahaaaaaaaa

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?