SHBA-Një avion i American Airlines i nisur nga Kansas me 64 persona në bord u përplas me një helikopter ushtarak Black Hawk pranë aeroportit të Uashingtonit duke përfunduar në lumin Potomac nga ku janë nxjerrë 30 trupa ndërsa numri i viktimave pritet të jetë i lartë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 20:48 të darkës, sipas kohës lokale të mërkurën, më 29 janar (2:48 e mëngjesit me orën tonë, 30 janar).
Në imazhet e publikuara shihet helikopteri ushtarak që vijon me shpejtësi horizontalisht duke e goditur avionin e Fluturimit 5342 i American Airlines që sapo kishte nisur procedurat e uljes në aeroportin ‘Ronald Reagan’ në Arltington, Virxhinia.
Publike janë bërë edhe komunikimet audio me kullën e kontrollit të aeroportit ku dallohet e helikopteri ushtarak kishte ngritur alarmin për avionin që po hynte në pistë duke kaluar para tij duke thirrur kullën nëse po e shihnin dhe ata.
Mes viktimave konfirmohet çifti i bashkëshortëve dhe kërcimtarëve të njohur të patinazhit rus, kampionë bote, 52-vjeçarja Evgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov që prej 1994 kur fituan kampionatin botëror të patinazhit ishin mjaft të njohur. Prania e tyre në bord u konfirmua nga Kremlini, ku zëdhënësi Dmitry Peskov shprehu ngushëllimet për familjet dhe miqtë që humbën të dashurit e tyre.
Presidenti Donald Trump në një reagim në platformën e tij TruthSocial, thotë se tragjedia "duhej të ishte parandaluar. Sipas tij avioni kishte linjën e tij rutinë të afrimit në aeroport dhe një helikopter po shkonte drejt tij për një kohë të gjatë e askush në kullën e kontrollit nuk i ktheu përgjigje pilotëve të helikopterit ushtarak.
Shkaqet e katastrofës nuk dihen ende: mes një gabimi njerëzor apo një problemi teknik, por zyrtarët e FBI kanë përjashtuar indikacionet për terrorizëm.
Hapësira ajrore mbi Uashington - ashtu si ajo mbi Nju Jork - është veçanërisht e ngarkuar, për shkak të trafikut të dendur të avionëve të pasagjerëve, avionëve privatë, si dhe helikopterëve civilë e ushtarakë. Kjo situatë ishte kritikuar prej kohësh për rrezikun e përplasjeve ajrore.
Një avion pasagjerësh dhe një helikopter ushtarak u përplasën në Uashington. Me 64 persona në bord avioni sapo nisi të ulej kur helikopteri e godet dhe bien në lumë. Nga uji janë nxjerrë 30 trupa, ndërsa operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë. LSA ka siguruar disa pamje nga operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa deri tani nuk është gjetur asnjë i mbijetuar
Foto:Jon Maravilla
Ndonjëherë, fati luan me detaje të vogla, me vendime të marra në minutën e fundit, me rastësi që thuajse duken sikur janë të shkruara.
Jon Maravilla, patinatori amerikan, ia detyron jetën e tij një zgjedhjeje të vendosur nga një rregullore: qeni i tij u konsiderua “shumë i madh” për t’u transportuar në kabinë, duke e penguar atë të hipte në fluturimin Bombardier CRJ700, i nisur për në Uashington. Ai fluturim që pak orë më vonë u kthyen në tragjedi.
Gjithçka ishte gati për kthimin nga Wichita, ku sapo kishte përfunduar kampionati amerikan i patinazhit artistik. Jon Maravilla, së bashku me ekipin e tij dhe atletë të tjerë, duhej të niseshin për t’u kthyer në shtëpi. Por një problem u shfaq në tavolinën e kontrollit: atleti donte të hipte në qenushen e tij, por ishte shumë e madhe për t’u futur në kabinë me të.
Dhe kështu ai vendosi mos të hipte në avion, por të kthehej në shtëpi me makinë.
Të paktën 14 patinatorë ishin në fluturim, si dhe trajnerët dhe anëtarët e familjes së tyre,citon La Repubblica.
“Nuk mund të ndalem së menduari se sa shumë ndryshoi gjithçka, një jo e thjeshtë në check-in. Qeni im më shpëtoi jetën. Nuk e di pse më ndodhi. Por e di që nuk do të marr më asgjë si të mirëqenë. Dhe se do ta mbaj qenin tim pranë meje, gjithmonë”, tha ai pas tragjedisë.
Minutat kalojnë dhe detaje të reja zbardhen nga aksidenti tragjik ajror i ndodhur sot (30 janar) në aeroportin e Uashingtonit, kur u përplasën helikopteri ushtarak me avionin e pasagjerëve, me të paktën 64 persona në bord.
Numri mi viktimave raportohet se është i lartë. Por mes tyre mendohet se janë edhe çifti i kërcimtarëve të njohur të patinazhit rus, kampionë bote, 52-vjeçarja Yevgenia Syskova dhe 55-vjeçari Vadim Naumov. Dikur partnerë sporti dhe prej vitesh bashkëshortë, agjencia ruse e lajmeve TASS informon se ata ishin në bordin e avionit, midis 64 pasagjerëve të “American Airlines”, që u rrëzua në ujërat e akullta të lumit Potomac.
Dyshja kishte fituar kampionatin botëror të patinazhit në çift në 1994 dhe ka qenë një çift shumë popullor dhe i njohur në atë kohë.
Gjatë karrierës së tyre, çifti fitoi shumë çmime dhe nderime në ngjarje të ndryshme botërore. Pas pensionimit në vitin 1998, Siskova dhe Naumov filluan të punojnë si trajnerë dhe që atëherë jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Në këtë fazë nuk është e qartë nëse ka ndonjë të mbijetuar nga rrëzimi i avionit që ka tronditur SHBA-në. CBS News raportoi më herët se 18 trupa ishin gjetur.
Zbardhen komunikimet e fundit mes kontrollorëve të kullës dhe pilotëve të helikopterit ushtarak e avionit të pasagjerëve, pak sekonda para përplasjes mes dy mjeteve fluturuese, që ka shkaktuar një tragjedi ajrore në aeroportin “Ronald Reagan” të Uashingtonit ditën e sotme (30 janar).
Para se avioni i American Airlines të përplasej dhe të binte në lumin Potomac duke u ndarë në dy pjesë mes flakëve, u regjistruan edhe bisedat audio nga komunikimet mes kontrollorëve të trafikut ajror, pilotëve dhe ekipeve të shpëtimit.
Në audion e transmetuar nga CNN, një kontrollor i trafikut ajror mund të dëgjohet duke pyetur operatorin e helikopterit nëse ai mund ta shohë avionin e pasagjerëve.
“PAT 2-5 e shihni CRJ përballë jush? PAT 2-5 kalon pas CRJ", thotë kontrollori, i ndjekur menjëherë nga një fjalim i paqartë dhe një "Uhhh" me zë të lartë dhe një tjetër ”O Zot...”, ndoshta në momentin e përplasjes së avionit me helikopterin.
Lëvizja tjetër e kullës së kontrollit ishte të informonte pilotin për një tjetër fluturim për atë që kishte ndodhur:
“Nuk e di nëse keni dëgjuar, por ka pasur një përplasje në fund të pistës 3-3. Do të jemi të mbyllur për një periudhë të panjohur”, komunikon kulla.
"Po, ne ishim afër aeroportit dhe pamë shkëndija nga përtej Potomac", tha një tjetër pilot.