Bota

SHBA pezullon ndihmat ushtarake për Ukrainën, Vance: Takim i ri me Trump kur Zelensky të dëshirojë paqen! Media: Plan për të lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë

4 Mars, 07:57| Përditesimi: 4 Mars, 08:01

  • Share

 

1739551869_021025fd07ea4a1cbb4c7b8bfba704e2.jpg

(Foto:  Vance e Zelensky)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të jetë i gatshëm për bisedime të reja me Volodymyr Zelensky-n kur presidenti i Ukrainës të tregojë një angazhim të vërtetë për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë, deklaroi zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, në një intervistë për Fox News.

"Sigurisht, dera është e hapur" – theksoi ai – "kur Zelensky të jetë i gatshëm të flasë seriozisht për paqen".

Ndërkohë CNN shkruan se forcat e armatosura ukrainase mund të vazhdojnë të luftojnë me ritmin aktual "për disa javë, ndoshta deri në verë". CNN citon zyrtarë perëndimorë, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar furnizimet ushtarake për Kievin.

Ndërkohë Reuters shkruajnë se Shtetet e Bashkuara po hartojnë një plan për të lehtësuar sanksionet kundër Rusisë. Reuters shkruan duke cituar një zyrtar amerikan dhe një burim tjetër se  Shtëpia e Bardhë u ka kërkuar Departamentit të Shtetit dhe Thesarit të përgatisin një listë masash për t’u diskutuar me përfaqësuesit e Moskës në ditët në vijim, si pjesë e bisedimeve më të gjera të administratës për përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike. 

Departamentet po punojnë për një propozim që parashikon heqjen e sanksioneve ndaj disa entiteteve dhe individëve të caktuar, përfshirë disa oligarkë rusë.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Trump pezullon të gjitha ndihmat ushtarake për Kievin e sulmon Zelenskyn: Nuk e do paqen


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?