Bota

SHBA po përgatitet për një kundërpërgjigje nga Irani brenda 48 orëve

22 Qershor, 08:54| Përditesimi: 22 Qershor, 08:55

  • Share

1750575338_viewPentagonArlingtonVa.jpg

Administrata Trump po përgatitet për kundërpërgjigje të mundshme nga Irani, dhe 48 orët e ardhshme konsiderohen veçanërisht shqetësuese. Lajmin e raporton televizioni amerikan NBC, duke cituar dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes dhe një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët kanë theksuar se nuk është e qartë nëse kundërpërgjigja e mundshme do të ndodhë në territore jashtë vendit, brenda SHBA-së apo në të dyja, por po merren masa për të gjitha skenarët.

Dy zyrtarë të përfshirë në planifikimin ushtarak thanë më herët gjatë javës se Irani ka tashmë një plan të gatshëm për të goditur baza dhe burime amerikane në Lindjen e Mesme, nëse situata e kërkon.

Baza dhe burime shtarake të SHBA-së ndodhen në gjendje gatishmërie të lartë prej muajsh, por pas shpërthimit të konfliktit midis Izraelit dhe Iranit më 13 qershor, shqetësimet janë shtuar edhe më shumë. Sipas zyrtarëve amerikanë, ekziston një rrezik real për sulme ndaj interesave amerikane, si nga vetë Irani, ashtu edhe nga grupet aleate të tij në rajon.


Lajmi kryesor:

‘Çekani i Mesnatës’, 7 bombarduesit e SHBA hedhin bomba 14-tonëshe në Iran! Pentagoni: Shkatërruam ambiciet bërthamore të Teheranit (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?