Matthew Palmer

Kosova & Rajoni
Top 24

SHBA: Prishtina të heqë taksën, Serbia të njohë pavarësinë! Kufijtë? S'ka vija të kuqe

2 Mars 2019, 09:33| Përditesimi: 2 Mars 2019, 10:26

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkojnë Prishtinës që të heqë taksën ndaj Serbisë për mallrat, ndërsa Beogradit njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kosova duhet ta heqë ose pezullojë taksën. Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zëvendës- ndihmës sekretari  amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

Por cili është qëndrimi i SHBA-së për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe rishikimin e kufijve? “SHBA-ja dëshiron të ndihmojë në atë çfarë palët në dialog dëshirojnë të bëjnë. Marrëveshja e Prespës ishte e suksesshme sepse krerët e të dyja palëve e donin atë.

Ne duam që kjo të përsëritet në negociatat midis Serbisë dhe Kosovës, dhe Beogradi e Prishtina të pranojnë marrëveshjen. Nuk ka linja të kuqe” tha Palmer duke lënë të kuptohet se janë të hapur për cdo marrëveshje që mund të arrijnë palët.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?