Foto ilustruese

Bota

SHBA/ Senati, ‘Po’ për diskutimin e ligjit të buxhetit! Trump: Fitore e madhe! Por kërcënon senatorët disidentë

29 Qershor, 07:45| Përditesimi: 29 Qershor, 10:15

  • Share

Ligji më i kontestuar edhe nga vetë republikanët dhe nga Elon Musk hedh një hap të rëndësishëm drejt miratimit. Pas orësh të tëra diskutimesh, me senatorin Vance të detyruar të shkonte me nxitim në Senat pasi vota e tij mund të ishte vendimtare, republikanët votuan pro hapjes së diskutimit për ligjin e quajtur nga presidenti Donald Trump “big, beautiful bill”. Edhe pse fati i këtij propozimi gjigant për shkurtimin e taksave dhe të shpenzimeve publike mbetet ende i pasigurt.

Pas orësh presioni nga udhëheqësit republikanë në Senat, projektligji kaloi një votim procedural kyç me rezultatin 51 pro dhe 49 kundër. Projektligji shumë-miliardësh i propozuar nga Trump do të ulte taksat federale dhe do të shtonte fondet për Pentagonin dhe agjencitë për sigurinë kufitare, duke ulur programet e sigurisë sociale, përfshirë Medicaid-in.

Manjati: “Një fitore e madhe”

"Sonte pamë një fitore të madhe në Senat me Projektligjin e madh, të shkëlqyer dhe të bukur.", shkroi presidenti i SHBA-së në rrjetin Truth pasi Senati amerikan hapi debatin për ligjin e shpenzimeve të manjatit. Në postime të mëvonshme, lideri amerikan u shpreh "shumë krenar për Partinë Republikane sonte", duke përsëritur sloganin e tij "Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe".

Drita jeshile pas orësh të tëra diskutimi

Hapja e debatit erdhi në fund të një dite të gjatë negociatash dhe pas një votimi dramatik që zgjati me orë. Dy senatorë republikanë (Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Rand Paul nga Kentaki) votuan kundër, ndërsa tre të tjerë – Lisa Murkowski nga Alaska, Rick Scott nga Florida, Mike Lee nga Utah dhe Cynthia Lummis nga Wyoming – abstenuan.

Sulmi ndaj senatorit disident: rizgjedhje e vështirë

Donald Trump sulmoi senatorin e Karolinës së Veriut, Thom Tillis, i cili votoi kundër hapjes së debatit. Trump tha se rizgjedhja e tij do të jetë "shumë e vështirë", duke e kërcënuar se nuk do ta mbështesë në zgjedhjet paraprake republikane për Senatin. Ai shtoi se “shumë persona janë shprehur të gatshëm të kandidojnë kundër senatorit Thom Tillis. Do t’i takoj javët në vijim, për të gjetur dikë që mund të përfaqësojë me dinjitet popullin e madh të Karolinës së Veriut dhe, më e rëndësishmja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Sulmi pas miratimit të debatit

Trump gjithashtu kërcënoi ata që votuan bashkë me demokratët. “Rend Paul ka votuar sërish ‘jo’? Çfarë nuk shkon me këtë tip?”. “Republikanët duhet të kujtojnë se po luftojnë kundër një grupi njerëzish shumë të këqij, të korruptuar dhe, në shumë drejtime, të paaftë (politikisht!), të cilët do të preferonin të shihnin vendin tonë të ‘digjej’ sesa të bënin gjënë e duhur dhe ta bënin Amerikën sërish të madhe!” – shkruhet në një tjetër postim./La Repubblica

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?