Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby deklaroi se Serbia kishte filluar tërheqjen e forcave serbe përgjatë kufirit me Kosovën. Sipas zëdhënësit, vendimi ndihmon në de-përshkallëzimin e tensioneve.
"Që kur deklaruam publikisht se kishim parë forcat serbe përgjatë kufirit, i kemi parë se kanë filluar t’i tërheqin ato forca nga aty. Kjo është diçka pozitive, do të ndihmojë për të shtensionuar situatën. Nuk do t’i eliminojë tensionet, por do të ndihmojë në de-përshkallëzimin e tyre", tha Kirby
Deklarata e Kirby vjen disa ditë pasi Shtetet e Bashkuara pasi shprehën shqetësimin për një grumbullim të madh ushtarak nga Serbia përgjatë kufirit me Kosovën, që sipas tyre përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara. Shtetet e Bashkuara e quajtën këtë grumbullim “të pashembullt” dhe i bënë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e saj ushtarake nga kufiri me Kosovën.
“Pra, ne kemi parë raportet se Serbia ka tërhequr personelin dhe pajisjet ushtarake nga kufiri, por ende nuk i kemi verifikuar ato në mënyrë të pavarur dhe do të kërkojmë konfirmim të mëtejshëm. Por nëse është e vërtetë, ky do të ishte një hap i mirëpritur, diçka që ne kërkuam që të ndodhte javën e kaluar dhe ne do t’i mirëpresim ata që të kenë marrë atë hap“, tha Miller.
Ish nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç mori përsipër këtë sulm në fshatin Banjskë në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë që të martën Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi se ka arrestuar atë.