Foto: Keir Starmer dhe Emmanuel Macron
Zv.presidenti i SHBA-së, JD Vance, ka bërë një tjetër ndërhyrje në debatin mbi Ukrainën, që ka të ngjarë ta bëjë edhe më të papëlqyer në Britani.
Në një intervistë të transmetuar mbrëmjen e djeshme në Fox News, ai tha se një marrëveshje mineralesh me SHBA-në, që do t’i jepte Amerikës një interes ekonomik në Ukrainë, do të siguronte “një garanci shumë më të mirë sigurie se 20,000 trupa nga një shtet rastësor që nuk ka luftuar në një luftë në 30, ose 40 vjet.”
Në kënvështimin e tij ai kishte parasysh Britaninë ose Francën, dy vendet europiane që kanë qenë më eksplicite në lidhje me gatishmërinë për të kontribuar me trupa për një forcë që do të mbrojë Ukrainën.
Britania ka luftuar për herë të fundit një luftë të saj në Falkland, rreth 40 vjet më parë.
Edhe nëse nuk po i referohej drejtpërdrejt Britanisë, ai ishte qartazi duke vënë në pikëpyetje vlerën e forcës të udhëhequr nga Europa që do të mbante paqen në terren në Ukrainë, sipas planeve të mbështetura nga Emmanuel Macron dhe Keir Starmer.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Trump pezullon të gjitha ndihmat ushtarake për Kievin e sulmon Zelenskyn: Nuk e do paqen
Xh.K/ReportTv.al