Donald Trump dhe familjarët e tij në Kongres

SHBA/ Trump i rikthehet murit me Meksikën: Do ta mbaroj dhe do ketë deportimin më të madh në histori! Melania s'flet në Kongres

19 Korrik, 07:15| Përditesimi: 19 Korrik, 08:31

  • Share

SHBA- Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Donald Trump iu drejtua të enjten Kuvendit Kombëtar Republikan duke pranuar emërimin e tij si kandidat zyrtar për president, me një fjalim të projektuar për të bashkuar partinë e tij dhe më gjerë vendin, në mbështetje të kandidimit të tij të tretë radhazi për në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump iu drejtua kongresit republikan në Milwaukee me një fjalim që zgjati për më shumë se 1 orë e 30 minuta, fjalimi më i gjati televiziv i mbajtur nga një kandidat presidencial në SHBA.

Megjithëse në fushatën paraprake kishte premtuar se nuk do ta përmendte Biden, në vend të kësaj, Trump e sulmoi dhe tha se duhet të shpëtojnë vendin nga një udhëheqës tërësisht i paaftë.

"Ne duhet ta shpëtojmë vendin nga një udhëheqje totalisht e dështuar dhe e paaftë. Kemi inflacion që po e bën jetën të paqëndrueshme për familjet si kurrë më parë".- u shpreh Trump.

Për emigracionin, Trump u zotua se do të ‘mbylli kufijtë’, dhe se do t ‘nisë deportimin më të madh në historinë e SHBA’.

‘Unë do t'i jap fund krizës së imigracionit të paligjshëm duke mbyllur kufirin tonë dhe duke përfunduar murin, shumicën e të cilit e kam ndërtuar tashmë’.- tha Trump.

Ish-presidenti u zotua në vitin 2016 të ndërtojë një mur betoni përgjatë gjithë kufirit SHBA-Meksikë prej 2000 miljesh. Por plani u bllokua nga kundërshtimi i Kongresit dhe një breshëri padish.

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij.

Pata Zotin në anën time”, tha ish-presidenti Trump, pasi përshkroi se si plumbi për pak i mori jetën. “Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”.

Në kongres ishte edhe ish-Zonja e Parë Melania Trump, e cila gjatë hyrjes së saj në kongres, u shoqërua me muzikë dhe duartrokitje të gjata nga mbështetësit. Melania shfaqet për herë të parë përkrah të shoqit që nga fillimi i Konventës. Asaj iu kërkua të fliste në kongres, siç bëri në vitin 2016, por ajo refuzoi.

Nga ana tjetër Biden po i dorëzohet presionit që po intensifikohet rreth tij për të hequr dorë nga kandidatura e tij: demokratët e rangut më të lartë Pelosi, Obama, Schumer i kanë kërkuar të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes dhe presidenti po e shqyrton. Ai tani është i bindur se nuk mund ta mposht Trumpin dhe duhet të shpallë dorëzimin e tij shumë shpejt.

Ora 07:59
Kongresi Republikan/ Trump flet pas atentatit: Pata Zotin në anën time

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij.

Pata Zotin në anën time”, tha ish-presidenti Trump, pasi përshkroi se si plumbi për pak i mori jetën. “Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?