Forcat e policisë kanë rrethuar Liewiston për arrestimin e Robert Card, autorit të masakrës
Policia e Liewiston në Maine prej orësh vijon kërkimet intensive për të arrestuar Robert Card, 40 vjeçarin i cili kreu masakrën në orët e mbrëmjes së të mërkurës në këtë qytet duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.
40 vjeçari konsiderohet i armatosur e i rrezikshëm, ka deklaruar policia. Ai është një instruktor i çertifikuar i armëve të zjarrit dhe një anëtar i Rezervës së Ushtrisë Amerikane.
Policia u bën thirrje banorëve që të evitojnë daljet e paarsyeshme dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë tek autoritetet. Lewiston është qyteti i dytë më i madh i shtetit dhe ndodhet rreth 36 milje në veri të Portland.
Lajmi kryesor:
SHBA/ Masakra në Lewiston, vijojnë kërkimet për autorin të dyshuar të vrasjes së 18 personave, 13 të plagosur! Banorëve u kërkohet të qëndrojnë të mbyllur (FOTO+VIDEO)
K.M/ReportTv.al