Partnerja transgjinore Lance Twigs (majtas) dhe Tyler Robinson (djathtas)

Bota

SHBA/ Vrasësi i dyshuar i Charlie Kirk jetonte me partneren transgjinore! Zbardhen shakatë me miqtë: E ka bërë sozia ime, kërkon të më fusë në telashe

14 Shtator, 09:15| Përditesimi: 14 Shtator, 09:48

  • Share

SHBA - Vrasësi i dyshuar i aktivistit Charlie Kirk jetonte me partneren e tij transgjinore. 22-vjeçari Tyler Robinson ishte në një marrëdhënie romantike me një person, të quajtur Lance Tëigs 22 vjeç, që është transformuar nga burrë në grua, raporton FoxNeës.

Ky person ka bashkëpunuar plotësisht me FBI-në për hetimin e kësaj ngjarje.

Një zyrtar i FBI-së tha Fox News se transgjinori ka qenë "jashtëzakonisht bashkëpunues" dhe se ai "nuk kishte asnjë ide" për planin e Robinson për të vrarë Charlie Kirk. Ky person aktualisht nuk akuzohet për asnjë aktivitet kriminal lidhur me vrasjen.

Agjentët e FBI-së kanë në dorë mesazhe dhe komunikime të tjera midis Robinson dhe partnerit të tij që ndihmuan hetuesit për të lokalizuar Robinson. Po ashtu, FBI-ja ka konfiskuar prova nga apartamenti i tyre, përfshirë kompjuterë, të cilat janë dërguar për t’u analizuar.

Apartamenti që Robinson dhe partneri i tij ndanin është në të njëjtën zonë të Utah-s jugore ku jetojnë prindërit e Robinson, rreth katër orë larg nga Universiteti i Luginës Utah, ku Robinson dyshohet se qëlloi për vdekje Kirk.

Babai i Robinson, i cili e dorëzoi djalin e tij te autoritetet, i tregoi FBI-së se e kishte njohur të birin nga imazhet e kamerave të sigurisë, të cilat drejtori i FBI-së, Kash Patel, urdhëroi të bëheshin publike gjatë kohës që i dyshuari ishte në arrati.

Kur Robinson mbërriti në shtëpinë e babait të tij, ai tha se donte të vriste veten. Ndërkohë, hetuesit kanë konfirmuar se pushka që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen e Kirk kishte municion me mesazhe anti-fashiste.

Ndërkohë, hetuesit kanë tashmë në dorë disa biseda në “Discord”, një platformë online mesazhesh, ku përdorues të tjerë shkruanin se personi në foton e bërë publike si autor i dyshuar ishte pikërisht Tyler Robinson. Njëri prej tyre i shkruajti 22-vjeçarit, duke i thënë: “Ku je”?

Robinson u përgjigj brenda 1 minute, duke bërë humor: “Është sozia ime, kërkon të më fusë në telashe”.

Një tjetër përdorues shkruajti se i dyshuari është pikërisht Tyler.

Ora 09:29
“Është sozia ime, kërkon të më fusë në telashe”, si tallej vrasësi i Charlie Kirk në SHBA kur FBI publikoi foton e tij

1757835089_tylerrobinson1.jpg

Tyler Robinson, 22-vjeçari që akuzohet se vrau aktivistin republikan Charlie Kirk në SHBA pak ditë më parë gjatë një takimi në publik, ka bërë deklarata në rrjet social teksa ishte në kërkim nga FBI.

Sipas New York Times, hetuesit kanë tashmë në dorë disa biseda në “Discord”, një platformë online mesazhesh, ku përdorues të tjerë shkruanin se personi në foton e bërë publike si autor i dyshuar ishte pikërisht Tyler Robinson. Njëri prej tyre i shkruajti 22-vjeçarit, duke i thënë: “Ku je”?

Robinson u përgjigj brenda 1 minute, duke bërë humor: “Është sozia ime, kërkon të më fusë në telashe”.

Një tjetër përdorues shkruajti se i dyshuari është pikërisht Tyler.

Mesazhet nuk japin ndonjë informacion mbi motivin e mundshëm të të shtënave, për të cilin janë ngritur diskutime të ashpra nga ata që përpiqen të lidhin vrasjen për motive politike.

Të njohurit e Robinson thanë se ai ishte shumë inteligjent, ndiqte ngjarjet aktuale dhe kalonte shumë kohë online ose duke luajtur video lojëra. Ai ishte regjistruar për të votuar, por nuk ishte i lidhur me asnjë parti politike dhe duket se nuk kishte votuar asnjëherë në një zgjedhje. Prindërit e tij janë të regjistruar si republikanë.

22-vjeçari qëndroi në arrati për rreth 33 orë deri sa u arrestua nga FBI për vrasjen e aktivistit Charlie Kirk.

Ka qenë vetë babai i 22-vjeçarit që ia dorëzoi të birin autoriteteve amerikane, sapo ai shkoi në shtëpi.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, si e vlerësoni?