Ish ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin

SHBA sanksionon ish ministrin e Brendshëm serb, Aleksandët Vulin: I përfshirë në korrupsion e krim të organizuar! I sekuestrohen të gjitha pasuritë

11 Korrik 2023, 16:47| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 23:24

  • Share

SERBI- Ish ministri i Brendshëm serb, Aleksandët Vulin është futur në listën e zezë të sanksioneve amerikane. Vulin, aktualisht Drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion në Serbi akuzohet nga Uashingtoni si i përfshirë në krimin e organizuar dhe në aferat korruptive. Për këtë vendim një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s.

Thesari argumenton se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Gjithashtu SHBA ka sanksionuar edhe rusin Nikolayevich Andrey  i cili kishte lidhje me kreun e Ëagner, Prigozhin.

“Këto marrëveshje korruptive lehtësuan aktivitetin malinj rus në Serbi dhe rajon”, thuhet në njoftim.

Departamenti amerikan i Thesarit tha se nuk do të hezitojë që të shënjestrojë aktorët “që abuzojnë me pozitat e tyre për të përfituar duke minuar qeverisjen efektive dhe demokratike në Ballkanin Perëndimor”.

“Veprimet e sotme mbajnë përgjegjës Aleksandar Vulinin për veprimet e tij korruptive dhe destabilizuese që po ashtu kanë lehtësuar aktivitetet malinje të Rusisë në rajon”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E.Nelson.

Vulin është përfshirë në krim të organizuar duke mbajtur raporte e përfitim reciprok me trafikantin e armëve, Sllobodan Teshiç, duke mundësuar që dërgesat me armë të tij të mund të lëvizin lirshëm përtej kufijve të Serbisë. Teshiç është në listën e zezë amerikane që nga viti 2017.

Si rezultat i sanksionimit nga SHBA të gjitha pronat dhe interesat në pronën e personit të caktuar të përshkruar më sipër që janë në Shtetet e Bashkuara ose në posedim ose kontroll të personave amerikanë janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC.

Gjithashtu, çdo subjekt që është në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, individualisht ose në total, 50 për qind ose më shumë nga një ose më shumë persona të bllokuar gjithashtu bllokohet. Të gjitha transaksionet nga personat amerikanë brenda (ose që kalojnë tranzit) në Shtetet e Bashkuara që përfshijnë ndonjë pronë ose interes në pronën e personave të caktuar ose të bllokuar ndryshe, janë të ndaluara, përveç nëse autorizohen nga një licencë e përgjithshme ose specifike e lëshuar nga OFAC, ose përjashtohen. Ndalimet përfshijnë dhënien e çdo kontributi ose ofrimin e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose për të mirën e çdo personi të bllokuar,

Ora 23:39
Sveçla: Vulini promotor kryesor i ‘Botës Serbe’, frymëzuar nga ‘Bota Ruse’

1689086940_aleksandervulin.JPG

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiçin e Putinin.

Shefi i shërbimeve sekrete të Serbisë, ish-ministri i brendshëm dhe aleati kryesor e kyç i Vuçiqit është sanksionuar sot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk na bëhet qejfi që në pozita qeverisëse në Serbi ka kriminelë, sepse ne si Kosovë nuk dëshirojmë të keqen e askujt. Qejfi do të na bëhej po të kishim politikanë të përgjegjshëm, mendjehapur dhe të pakorruptuar te të gjithë vendet fqinjë.

Sipas tij, Aleksandar Vulin përdor pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të saj në Ballkanin Perëndimor Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”.

"Aleksandar Vulin bartës i pozitave kyçe në shtetin serb akuzohet për avancimin e korrupsionit brenda institucioneve serbe, trafikimin e armëve e krimin e organizuar transatlantik e më e rëndësishmja "përdorimi i pozitave publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”.

Vulini është vetëm njëra nga lidhjet e Beogradit me Moskën, vetëm njëri nga ndërmjetësit që bëjnë bashkë Vuçiqin e Putinin. Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në “konferencën e sigurisë” të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit"  shkruan në ‘Facebook’.

Më tej ai thotë se Vulin është promotor kryesorë të idesë të "Botës Serbe", frymëzuar nga ideja e “Botës Ruse”.

Klika e përfaqësuar nga Vuçiçi e Vulini e aleatët e tyre janë sputnikë të Kremlinit edhe pse vazhdimisht luajnë lojën e “të paangazhuarve”. Me rëndësi është dhe të kujtojmë që Vulini, i sanksionuar sot nga SHBA-të, njihet dhe si një nga promotorët kryesorë të idesë të "Botës Serbe", frymëzuar nga ideja e “Botës Ruse”.

Në korrik 2021, Vulin thoshte: “Që Bota Serbe të bëhet, Serbia duhet të jetë e suksesshme ekonomikisht, të udhëhiqet mirë, të ketë një ushtri që është e aftë ta ruajë atë dhe serbët pa marrë parasysh se ku jetojnë. Për të ruajtur një Serbi të tillë duhet të bëjmë gjithçka për të vazhduar politikën e Aleksandër Vuçiqit”.

Ende deri më sot Vuçiçi dhe udhëheqësit e Serbisë nuk janë distancuar nga projekti kërcënues “Bota Serbe”, nuk janë distancuar nga Rusia, nga krimet e të shkuarës, e as nga Millosheviqi. Ata ende udhëhiqen nga politikat e proklamuara nga Vulini, që sot u sanksionua nga SHBA.

Ora 19:34
Sot u sanksionua nga SHBA, në Serbi kërkohet shkarkimi i krahut të djathtë të Vuçiç

1689096911_llllllll.JPG

Pasi administrata amerikane e vendosi në listë të zezë drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, zyrtarët institucionalë në Serbi nuk kanë pranuar që të komentojnë këtë vendim.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë Vulinin, Qeverinë serbe dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe disa anëtarë të partisë në pushtet, por ata nuk ishin të qasshëm për koment.

Ndërkaq, një pjesë e opozitës serbe ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Vulinit nga drejtimi i BIA-s.

Lëvizja e Qytetarëve të Lirë (PSG), subjekt opozitare pro-evropian, deklaroi se kërkon nga kryeministrja Ana Bërnabiq, që në seancën e ardhshme të Qeverisë, ta shkarkojë menjëherë Aleksandar Vulinin nga pozita e drejtorit të BIA-s.

“Dihet që Aleksandar Vulin është kërcënim për sigurinë e Serbisë dhe rajonit dhe ishte vetëm çështje kohe që akuza të tilla të bëheshin. Fakti që një person i pakualifikuar si Vulini është në krye të BIA-s është gisht në sy për krejt botën dhe të gjithë qytetarët e Serbisë. Ai duhet të shkarkohet menjëherë”, tha përmes një deklarate Pavle Gërboviq, deputet i PSG-së.

Ai shtoi se fakti që drejtori i BIA-s është nën sanksione do të thotë se “Serbia është e kompromentuar sepse një person i tillë, që mban në pozitë të tillë, paraqet kërcënim direkt për sigurinë dhe është problem për të gjithë qytetarët”.

“Nuk duhet të lejojmë që i gjithë shteti të futet izolim”, theksoi ai.

Vulin u sanksionua për pretendime se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të narkotikëve, por edhe për lidhjet e tij me Rusinë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 11/07/2023 22:48

    Liderit i dergojmë Ngushllime pë vllaun dhe bashkpuntorët e drogës nga Vojvodina!

    Përgjigju
  • Valteri: 11/07/2023 20:55

    Aleksandar Vulin nga partia JUL e bashkeshortes se Millosheviqit,ish minister i ushtrise,ish minister i policise dhe tash ne funksion te shefit te BIA (SHIK )..i akuuar per pergjimin e opozitarve rus ne nje mbledhje ne Beograd ..me pak fjale nje funderrin me bisht..dhe kete funderrin ne te gjitha keto funksione te larta e ka vendosur vellau i Kristaq Rames,Alek.Vuqiq qetniku i cilli gjate luftes ne Bosnje,ku egziston dhe video,ku kerkonte qe te vriten 100 boshnjak ne raste te vritet nje serb..a e din vellau Rama per kete a po shtiret si i semure..

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 11/07/2023 17:25

    Albin Kurti kishte te drejte. Me serbet eshte e veshtire te kete klime mirebesimi. Lideri Rama cfare mendon?

    Përgjigju
    • Miri: 11/07/2023 23:24

      Prandaj Albini bën marrveshje me kriminelët serb për veriun dhe bën armik Kosovën me botën dhe sidomos ata që i dhanë lirinë. Ke të drejtë që pyet Ramën.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?