Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja po diskutojnë një plan për rindërtimin e Rripit të Gazës përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të shmangur mbingarkesën e takimit nga polemikat mbi shtetësinë palestineze. Plani, raporton Guardian, kërkon formimin e një qeverie kujdestare njëvjeçare për Gazën, një forcë ndërkombëtare stabilizimi, çarmatimin e Hamasit dhe refuzimin e deportimit masiv të palestinezëve.
I miratuar nga OKB-ja dhe i lançuar nga Shtëpia e Bardhë, plani i rindërtimit u diskutua në veçanti nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Belgjika dhe Malta pritet të njohin Shtetin e Palestinës më 22 shtator, në një konferencë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme në Nju Jork. Megjithatë, Britania ka lënë të kuptohet se mund të mos e njohë Shtetin e Palestinës nëse Izraeli dhe Hamasi arrijnë një armëpushim, por qeveria izraelite e ka hedhur poshtë këtë mundësi dhe ka njoftuar qëllimin e saj për të pushtuar Qytetin e Gazës.
Dy çështjet më të diskutueshme mbeten çarmatimi i Hamasit, një kërkesë kyçe për të gjithë udhëheqësit evropianë, dhe mundësia që kandidatët me lidhje të kaluara me Hamasin ose terrorizmin të kandidojnë në zgjedhjet për presidencën dhe parlamentin palestinez. Husam Zomlot, përfaqësuesi palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, deklaroi ditët e fundit se Autoriteti Palestinez është i përkushtuar për të mbajtur zgjedhje në Gaza dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor, brenda një viti nga armëpushimi. Ndërkohë, Palestina do të qeveriset nga një qeveri e përkohshme.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Hamasi: Gati për një marrëveshje për ti dhënë fund konfliktit dhe lirimin e pengjeve! Do të hapim kalimet për hyrjen e mallrave
Xh.K/ReportTv.al