Politikë
Bota

SHBA-Ukrainë në ‘Repolitix’/ Galdini: Trump po bën ‘njeriun e çmendur’, Ukraina do humbasë 40% të territorit! Bimo: Frikë për autoritarizëm! Tafani: Buxhetin e ka Kongresi

5 Mars, 21:30| Përditesimi: 6 Mars, 08:47

  • Share

Gjykata e Lartë i doli kundër dekretit të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me fondin e ndihmave të USAID në mbarë botën, duke urdhëruar kthimin e një pjese të tyre për projektet dhe punët e akorduara. Kjo situatë vjen në momentin që edhe tensionet SHBA-Ukrainë dhe me Europën janë të larta, ashtu sikurse edhe kriza e tarifave.

Por a do ketë paqe në Ukrainë-Rusi dhe si do jetë e ardhmja e gjeopolitikës. Këto tematika u analizuan sot në emisionin “Repolitix" në Report Tv. Të ftuar të gazetarit Denis Minga ishin Roland Bimo, ish-ambasadori shqiptar në OKB, analistët Arjan Galdini, Klementin Mile dhe Endri Tafani.

Ish-ambasadori Bimo ngriti çështjen e frikës së autoritarizmit nga ana e presidentit Donald Trump dhe në këtë situatë tensioni për dekretin e fondeve, u desh ndërhyrja e Gjykatës së Lartë me vendimin e sotëm. Por edhe çështja e tarifave mund të shkaktojë tensione dhe trazira nëse vazhdon, teksa armikun më të madh Trump ka ish-presidentin Joe Biden.

“Amerika po mendon shkurtimin e shpenzimeve që nuk vlejnë për Amerikën. Shqetësimi në Amerikë është se mos vendi rrëshket drejt autoritarizmit dhe kthehet në vend diktatorial, pasi Trump po përgëzon Putinin dhe Xi Jinping. Dhe kjo është iniciativa për ta ndalur Trump, me vendimin e Gjykatës së Lartë. Kjo për të vendosur ekuilibër, sepse Trump edhe në mandatin e parë e shfaqi, ai shihet se ka veprime autoritare. Kongresmenët dhe Senatorët në përgjithësi janë besnikë të Trump. Por nëse tarifat rrisin tensionet për çmimet, mund të ketë edhe protesta dhe trazira. Sidomos tarifat ndaj Meksikës dhe Kanadasë. Do ketë pak dhimbje në fillim, por e ardhmja është e ndritur. Armiku më i madh që ka Trump është ish-presidenti Joe Biden. Ai nuk e do paraardhësin e vet. Trump s’e ka për turp fare të thotë se luftën e kanë fituar rusët”, tha Bimo.

Kurse Arjan Galdini kishte një tjetër këndvështrim për situatën. Ai tha se Trump po ndjek teorinë makiavelistë të ‘njeriut të çmendur’, për të frikësuar dhe arritur qëllimet, teksa theksoi se me marrëveshjen e ardhshme Ukraina do humbasë 40% të territorit karshi Rusisë.

“Ndonjëherë liderët ndjekin teorinë ‘mad man’ e njeriut të çmendur, si dikur ajo e Niksonit me vietkongët, apo teoria e Makiavelit, për t’u sjellë si i çmendur me qëllim arritjen e objektivave, duke shfaqur frikë. Ajo në zyrën ovale me Zelenskyn ishte çmenduri apo teatër, por punët janë kryer mendoj, është punë në vazhdimësi, pra marrëveshja për ndarjen është arritur, 40% humbet Ukraina nga kjo marrëveshje për territorin, e kam dyshim”, tha ai.

Klementin Mile tha se Amerika nuk është kjo që shohim, ku presidenti sulmon paraardhësin, por ka një kufi dhe në rastin konkret e vendosi Gjykata.

“Nuk mendoj se Amerika funksionon me vit zero. Amerika nuk është dhe nuk do jetë kështu. Rasti i Gjykatës s Lartë tregon se ka një kufi, vendoset një kufi”, tha ai.

Analisti Endri Tafani tha se duhet pritur ende për të parë se çfarë do ndodhë me presidentin Donald Trump, kurse vendimi i Gjykatës lidhet juridikisht me fonde që miraton Kongresi dhe jo Presidenti.

“Gjykata është shprehur në lidhje me buxhetin, që kalon nga Kongresi dhe ai buxhet kishte kaluar. Pra nuk është presidenti, por Kongresi. Ndaj Gjykata e Lartë juridikisht vendosi dhe tha se këto fonde ishin akorduar për punët që duheshin kryer, ndaj dhe e rrëzuan Trump. Amerika ka një teori dhe anë të errët të saj, ku thotë ‘Amerika e para’, që nga koha e Henri Ford. Kjo traditë është e republikanëve, nuk ka qenë gjithmonë”, u shpreh ai.

Ora 22:13
Ish-ambasadori Bimo: Shqiptarët s’kanë identitet në politikën e jashtme, Rusia po përdor alibinë e Kosovës! Galdini: SHBA s’ka plane negative për Prishtinën

A rrezikon Kosova dhe kryeministri Albin Kurti të njëjtin trajtim nga presidenti amerikan Donald Trump, sikurse mori ai ukrainas Volodymyr Zelensky më 28 shkurt?

Analistët e ftuar në studion e Report Tv, u shprehën se rreziku është i lartë nëse qeveria kosovare vijon të mbajë të njëjtin qëndrim kontestues sikurse vitet e fundit, në lidhje me marrëveshjet e dialogut me Serbinë.

Kritikat më e fundit ndaj Kurtit është ajo që erdhi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë, pasi ai refuzoi Prokurorinë Speciale për të dëshmuar.

Por deri tani nuk janë shfaqur plane negative në këtë prizëm gjeo-politik dhe më tepër drejt humbjes së territoreve. 

Arjan Galdini shprehet se nëse shqiptarët shkojnë të papërgatitur kur t’i vijë radha Kosovës, ky do jetë një rrezik, por theksoi se SHBA nuk ka plan antagonist me Prishtinën.

“SHBA nuk ka plan antagonist apo negativ për Kosovën, por rreziku është i lartë. Por ata do bëjnë një plan që i përshtatet interesit të tyre. Nëse pala jonë është e papërgatitur për këtë plan, atëhëerë kjo është çështje tjetër”, u shpreh ai.

Kurse ish-ambasadori shqiptar në OKB, Roland Bimo, ngriti shqetësimin historik se “shqiptarët nuk kanë identitet në politikën e jashtme”. Ai theksoi se Rusia po luan me kartën e të drejtës për të vendosur të kombeve, siç bëri Kosova, që ta zbatojnë edhe në Ukrainë.

“Në intervistën e fundit të Lavrov, përmend një deklaratë të vitit 1970, për kartën e Kombeve të Bashkuara, ku citohet edhe Kosova. Lavrov thotë pse Kosovës i lejohet kjo e drejtë e ushtrimit për të vendosur dhe popullit rus në Donbas nuk i lejohet. Ne si shqiptarë nuk kemi identitet në politikën e jashtme. Deri më sot nuk kemi bërë diçka. Këtë që bën edhe Europa prej 70 vjetësh, SHBA bëri NATO-n dhe Europën që mos të grindeshin mes tyre. Ne e mbështesim verbërisht Ukrainën, por ajo nuk ka pasur ndonjëherë ndjeshmëri ndaj shqiptarëve apo çështjeve tona. Pra duhet të kemi pak më shumë identitet”, tha ai për 'Repolitix'.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 06/03/2025 07:54

    Shqiperia jo se nuk identitet per te jashtmen por nuk ka as te mbrendshmen nji shtet ku kushtetuta funkcionon vetem per fshataret e jo per te koruptuarit,hajdutet,kriminelet ne qeveri ,nuk e kuptoj boten se si OKB ju pranoj si anetare por kjo ndodhi me ndihmen e Stalinit ne ate kohe ,ju kandidoni edhe per anetaresimin ne BE por edhe keta jane te koruptuar deri ne palce kur nuk ju kontrllojne jetesen e fshatrave ku aloma ne shekullin 21 fshatrave ju mungon Ruga,uji i pijshem populli largohet nga vendi per buken kurse qeveritaret jetojne ne villa ma te shtrejnta te Evropes dhe nji jete lukse ,kurse populli kan mbetur jetimat e botes te izolluar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?