Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka deklaruar sot në Asamblenë e Organizatës se trajtimi i pandemisë do të hetohet në mënyrë të pavarur.
Ai e mbrojti përgjigjen e organizatës së tij ndaj koronavirusit, duke thënë se u ka dhënë vendeve udhëzime dhe këshilla të bollshme.
“OBSH-ja e ka lëshuar alarmin herët dhe shpesh”, tha Tedros në një fjalim para Asamblesë Botërore të Shëndetësisë.
Megjithatë, ai e mirëpriti një rezolutë të propozuar, me nismën e Bashkimit Evropian, për të rishikuar përgjigjen e OBSH-së, duke thënë se ajo duhet të përfshijë "të gjithë aktorët, me mirëbesim".
Tedros tha se do të nisë një hetim të pavarur të përgjigjes së OBSH-së sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Do të inicioj një vlerësim të pavarur, në momentin e parë të duhur, për të shqyrtuar përvojën e fituar dhe mësimet e marra, si dhe për të bërë rekomandime, për të përmirësuar gatishmërinë dhe përgjigjet kombëtare dhe globale ndaj pandemisë”, tha Tedros.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar OBSH-në për keqmenaxhim të krizës dhe, për rrjedhojë, kanë ndërprerë fondet për të në muajin prill.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se OBSH-ja “ka qenë e përqendruar rreth Kinës” dhe se Kina duhet të përballet me pasoja nëse ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për pandeminë.
Lajmi kryesor: