Silvana Çeliku dhe Ina Kasimati

Shefja e Onkologjikut: S’e njihja Ina Kasimatin, s’e dija se paska ndërruar jetë! Letrën mund ta ketë shkruar në presionin e sëmundjes

17 Korrik, 19:42| Përditesimi: 18 Korrik, 09:43

  • Share

1721230104_inakasimati.jpg

Silvana Çeliku, shefe e Spitalit Onkologjik, pohoi se nuk e njihte fare mësuesen dhe aktivisten Ina Kasimatin e cila vetëm pak muaj para se të ndahej nga jeta nga sëmundja e kancerit, kishte paralajmëruar gjendjen e rëndë që ishte spitali Onkologjik.

Sot në Komisionin e Shëndetësisë, deputetja e PD-së Albana Vokshi pyeti mjeken Silvana Çeliku se pse mësuese Ina Kasimati nuk mori medikamentin që i nevojitej.

Çeliku tha se nuk e njihte aktivisten dhe as nuk e dinte se kishte ndërruar jetë. Duke ju referuar letrës, Çeliku tha se mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes.

Pjesë nga debati

Vokshi: Mësuesja Ina Kasimati... iu dha vetëm një medikament, iku jashtë... a ka një mungesë? Pse e ndjera nuk i mori medikamentet? U ka dërguar letër Ina vetë!

Çeliku: Unë nuk e njoh zonjë, por më ka vjen shumë keq që ka ndërruar jetë se nuk e dija, ky është problem i madh nga thashethemnaja… Ina mund ta ketë shkruajtur nën presionin e sëmundjes, njerëzit duan të bëjnë më të mirën. Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare?  

Vokshi: S‘kam zgjedhur ndonjë pavion.

Çeliku: E ndjera ka zgjedhur të iki se nuk kishte besim në strukturat shtetërore, zonja ka marrë shërbimin maksimal në kohë reale.


Lajmi kryesor:

Skandali te Onkologjiku, debate të forta te ‘Shëndetësia’! PD: A shiten ilaçe të skaduara? QSUT: E pavërtetë! PS: Mos hidhni helm, po nxisni dhunë te mjekët


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?