Mes debateve të forta në radhët e deputetëve të opozitës e mazhorancës u zhvillua seanca dëgjimore në Komisionin e Shëndetësisë me ministren Albana Koçiu dhe drejtuesit e QSUT-së pas skandalit në Spitalin Onkologjik, me një hetim tashmë në duart e SPAK.
Kryetarja demokrate e Komisionit, Zheni Gjergji, mbështetur nga kolegia Albana Vokshi, adresuan një sërë pyetjet bazuar në denoncime që qytetarët i kishin adresuar.
‘Jodi radioaktiv për teroiden, qëkur është? pse nuk janë bërë tenderët? ‘- pyeti Albana Vokshi, deputete e PD-së.
“Është dhënë mjekim alternativ, nuk ka mbetur pa mjekim asnjë pacient. Tani është bërë tenderi për herë të parë nga QSUT dhe është shpallur kompania fituese.’- tha Alma Cani, Drejtorshë e QSUT.
Jodi radioaktiv që opozita insistoi të marrë përgjigje është i nevojshëm për shintigrafinë për të sëmurët me tiroide, e cila nuk funksionon prej muajit janar 2024.
‘Është në punë, por nga incidenti i zjarrit s’është vendosur në punë.’- u shpreh Cani, drejtoreshë e QSUT.
Opozita ngriti shqetësimin e mjekut të larguar nga Onkologjiku pas frikës nga rrezatimi i kobaltit, por përgjigjen e mori nga zv.ministri i shëndetësisë.
‘Bunkeri i vjetër s’ishte i përshtatshëm për kobalt 60. U kërkua që për këtë të shkonte pajisja në ambient tjetër, në një bunker të ri ekzistues që e ka pasur qsut dhe trajtonte tumoret me kobalt. I plotëson kriteret bunkeri actual se ishte për kobalt me rrezatim të jashtëm’- tha Niko Hyka, zv.Ministër i Shëndetësisë.
Denoncim të rëndë bëri Albana Vokshi kur tha se ilaçeve që përdoren për shërbimet në QSUT u ndërrohet skandenca dhe i jepen pacientëve. Drejtoresha e Farmacisë në QSUT, mohoi në mënyrë kategorike.
Albana Vokshi: A ka sasi të skanduar të Feiba në QSUT? Keni ndërhyrë në sistem për të hequr datat e skadencës?
Ilirjan Pendavini deputet PS: Helmi i hedhur ndikon negativisht te pacientët e do shohim raste kur mjekët do dhunohen!
Klodiana Spahiu, deputete PS: A ka mundësi që këtë debat të mos e bëni për vota...
Mirela Rexhepi, drejtoresha e Farmacisë QSUT: S’ka shans të ndërrohet data e skadencës, ilaçi është në spital hajde verifikojeni!
Shpjegimet teknike mbi atë se çfarë ndodh, ministrja jua la njerëzve të fushës, e vetë u fokusua tek plani kombëtar për të përmirësuar situatën në shëndetësi
Albana Koçiu: Mos të bëjmë politikë, do na dalin drurë të shtrembër dhe rrugës. shëndetësia do të vijojë të eci përpara. nuk janë deklarata, unë e besoj, përditë këtë punë bëj.
Pas rreth 3 orëve debate, palët politike ndan një mendim të përbashkët, nevojën për të përmirësuar spitalin Onkologjik në shërbim të të sëmurëve me tumor.
Shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku sot në komisionin e Shëndetësisë ka raportuar pas skandalit që shpërtheu te Onkologjiku, ku bëhej pazar me pacientët me tumor.
Gjatë fjalës së saj, Çeliku tha se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP.
‘Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, dhe do të këtë nuk e fshehim...
Problemi i KEMPI-t unë kam opsionin tim... të sëmuresh me kancer nuk do të thotë je e paaftë për punë. Asss kur je duke vdekur këtu pastaj ndryshon..!’- tha Çeliku.
Silvana Çeliku, shefe e Spitalit Onkologjik, pohoi se nuk e njihte fare mësuesen dhe aktivisten Ina Kasimatin e cila vetëm pak muaj para se të ndahej nga jeta nga sëmundja e kancerit, kishte paralajmëruar gjendjen e rëndë që ishte spitali Onkologjik.
Sot në Komisionin e Shëndetësisë, deputetja e PD-së Albana Vokshi pyeti mjeken Silvana Çeliku se pse mësuese Ina Kasimati nuk mori medikamentin që i nevojitej.
Çeliku tha se nuk e njihte aktivisten dhe as nuk e dinte se kishte ndërruar jetë. Duke ju referuar letrës, Çeliku tha se mund ta ketë shkruar nën presionin e sëmundjes.
Pjesë nga debati
Vokshi: Mësuesja Ina Kasimati... iu dha vetëm një medikament, iku jashtë... a ka një mungesë? Pse e ndjera nuk i mori medikamentet? U ka dërguar letër Ina vetë!
Çeliku: Unë nuk e njoh zonjë, por më ka vjen shumë keq që ka ndërruar jetë se nuk e dija, ky është problem i madh nga thashethemnaja… Ina mund ta ketë shkruajtur nën presionin e sëmundjes, njerëzit duan të bëjnë më të mirën. Sa e besoni ju mjekësinë shqiptare?
Vokshi: S‘kam zgjedhur ndonjë pavion.
Çeliku: E ndjera ka zgjedhur të iki se nuk kishte besim në strukturat shtetërore, zonja ka marrë shërbimin maksimal në kohë reale.
ka ardh koha kur gjakun e keq ta pastroje plumbi, vetem keshtu marrin vesh keta bastarde dhe ca si kjo llaporja e partise, bastarde,
PërgjigjuKjo shefja e Onkologjikut,Silvana Celiku,jetoka ne Hene!Si e kane bere shefe te Onkologjikut,kjo ngjan me teper me shefet e kuadrit ne kohen e Xhaxhit?! /Nuk paskan nevoje per kemp te semuret me kancer,vetem kur jane duke vdekur.Mund te punojne shume mire/-na thote shefja! Shume nga ne kemi patur te semure me kancer ne shtepi,cfare kujton moj shefe Kallai se semundjet kanceroze-tumorale jane si gripi,tre dite ne shtepi e te katerten ne pune?! Vetem pasojat qe te le kimio-terapia jane te atilla qe te shkundin e te bejne si te vdekur edhe kur s'je ne ate faze.Princesha Kate u terhoq nga aktivitetet e saj publike,pse po lufton me kancerin dhe cfare aktivitetesh jane ato?! Po shqipot e shkrete qe luftojne me keto semundje sipas Shefes se Kuadrit nuk kane nevoje te terhiqen,nuk kane nevoje per kemp,por te punojne deri sa te vdesin ose nga puna,ose nga kanceri,ose nga mungesa e kempit,kush t'ju a marre shpirtin me pare! Dhe pervec kesaj,pas sa kohesh rishikohet dhenia e kempit,se nuk e di,pasi nuk jetoj ne Shqiperi? Ndoshta periudha e rishikimit te dhenies se kempit eshte kaq e gjate si distance e kaq burokratike,sa rrezik qe njerezit me pare te vdesin se sa te kualifikohen per kemp!Dhe ceshte ajo deklarate absurde e /Shefes se Kuadrit/ per te ndjeren Kasimati, qe aludon qe mund t'a kete shkruar kete leter nen presionin e semundjes?!Jo moj shefe,se ky nuk eshte problem vetem i Onkologjikut,eshte problem i gjithe sistemit shendetsor shqiptar,se te gjithe i shohim te ankohen! Ky nuk eshte nje rast i izoluar.
PërgjigjuKto doktoran ne shqipri dun vare te gjith, e aj halja thot mos nxisni dhun te mjeket.
Përgjigjuketa ministrat dhe edi ramen,,duhet ti rrihni me thupra thane...
PërgjigjuFlitet per debate te forta. Aspak, qe nje kakofoni e turpshme, me klithma histerike me ne krye Albana Vokshin, apo kryetarja jepte fjalen dhe pa lene tjetrin te fliste nderhynte kot me kot. Asnje respekt per njeri tjetrin. Nje shembull i keq per publikun shqiptar, ku tregohet qarte niveli mjeran i edukates dhe kultures se ketyre "perfaqsuesve te popullit".
Përgjigju