Shega është një frut me forcë antioksiduese të rrallë. Në sajë të kësaj force, ajo mbron organizmin nga shumë faktorë të rrezikshëm, siç janë radikalet e lira që prodhohen në organizëm natyrshëm dhe që shtohen se tepërmi nga mënyra abuzuese e jetesës si duhanpirja, alkooli, ajri i ndotur, kequshqyerja dhe predispozita gjenetike.
Shega është po ashtu e mbushur me vitaminë C dhe konsiderohet si kuruese kundër proceseve inflamatore, ndërsa është burim i shkëlqyer i vitaminës B5, kaliumit, fenoleve natyrale si elagitaninet dhe flavonoidet.
Për ngritjen e imunitetit dhe parandalimin e çrregullimeve shëndetësore ekspertët rekomandojnë konsumimin ditor të 2,5 decilitrave të lëngut të shtrydhur të shegës.
Acidet yndyrore që përmban lëngu i shegës reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet e muskujve.
Lëngu i shegës, lufton infarktet dhe këto sëmundje:
-Sëmundjet e stomakut
-Sëmundjet e zorrëve
-Dhimbjet e barkut
-Ënjtjen e bajameve
-Acarimin e mishrave të dhëmbëve.
Komente
