TIRANË - Opozita ende nuk ka vendosur nëse do t’i rikthehet protestave me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama. Deklarata është bërë nga aleati i Partisë Demokratike, kreu i Lëvizjes për Zhvllim Kombëtar, Dashamir Shehi i cili ka theksuar se opozita i qëndron kërkesës së saj largimin e qeverisë aktuale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
"Nuk është marrë ndonjë vendim për të rinisur protestat, është marrë një vendim që do t'i përdorim të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur interesat opozitare, që janë largimi i kësaj qeverie, zgjedhje të parakohshme sa më shpejt qoftë dhe nesër në mëngjes. Do të bëjmë të gjithë llojet e kompromiseve dhe çdo lloj mjeti, me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama pasi demokracia po shuhet fare. Mjeti më demokratik është protesta, nuk e kemi vendosur ende. Është në një afat të dytë", thotë Shehi për Report Tv.
Por cila është zgjidhja që opozita ofron për zgjidhjen e krizë ndërsa nga pala tjetër zgjedhjet do të zhvillohen në vitin 2021.
"Ne zgjidhjen e mendojmë kështu, largimi i Ramës, të bëhet një qeveri e përbashkët, qeveri e mbështetjes, e rëndësishme që kjo qeveri të marrë parasysh 9 pikat e Bundestagut gjerman dhe rimëkëmbja e Shqipërisë, që të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do presim se si do të reflektojë pala tjetër dhe në funksion të saj do përdorim mjetet që kemi në dorë. Nëse këta zotërinj e quajnë qeverisje këtë lloj regjimi ne nuk jemi dakors. Zanati për atë që është në pushtet është se si ta sfidojë kundërshtarin. Kjo është në mendjen rurale të shqiptarit, koha do të tregojë. Asnjë nuk është larguar me vullnet në Shqipëri. Ne gjykojmë se ky njeri duhet të largohet", u shpreh Dashamir Shehi.
Aleati i Bashës ka dhe një apel për qytetarët shqiptarë, ku nuk premton mrekulli, por normalitet.
"Kush kupton pak ka një ndërgjegje të vogël. Kush do kalamajtë e vet që mos i merren me drogë, kush do që kalamajtë mos i ikin nëpër botë, sikur janë sirian, hajde ta ndryshojmë këtë realitet, jo se do vij mrekullia por hajd të kthejmë normalitetin", tha Shehi.
Duke u ndalur tek diskutimi për reformën zgjedhore Shehi ka theksuar se ndryshimet do të vendosen sipas shumicës. Sipas Shehit për opozitën është imediate të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ku opozita duket e gatshme të pranojë dhe sistemin aktual zgjedhor dhe pse dëshira është një sistem më modern.
Ka 30 vjete qe bene politike ky burri. Na ndeqi mire. Tani kerkon prape pushtet jo per veten e tij por per ne, te ha ndeqi prape.
PërgjigjuPo mir me pas ne prone nje sigel dmth se ke parti?
PërgjigjuIk e vdis o zotni. Shif si je bo.
PërgjigjuSe ke marr dozen duket, po mos u merzit se del e reja se shpejti e pi sa te duash.
PërgjigjuEdi Rames Vlora dhe gjithe Shqiperia i besoj voten dhe i dha gjithe besim e saj me shprese per nje te ardhme qe nuk do u vidhej me. Ky vazhdoj nje soj sic kane qene te gjithe liderat e Shqiperise, orient, mjeker, vjedhje te pasurise kombetare, vjedhje te taksave te qytetareve. Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe gjithe te tjeret po te ishin ne realitetin e atyre koherave te cilet keta perfaqesojne, dmth kohen e Ottoman Empire, do ishin ne litar ose ne burg. Nuk kemi gjykata, nuk kemi popull qe ky terrorist-poture shemtuar vazhdon dhe ndot perdite hapesiren e perbashket. Te kishte popull,jam i bindur qe do hidhej short, ashtu sic u hodh short dhe e fitoj Avni Rustemi. Shpresoj qe ky koment mos te censurohet, tre te tille, kritik ndaj qeverise jane censuruar me perpara!
PërgjigjuDebil i lindur.
O Dash,sa të jeni ju:ti,Narqi,Meqiu,luluqi,Duqi,aty e keni piktorin!Mos bëni sikur nuk e dini!Pastaj mos jep leksione për demokracinë,se bëhesh qesharak!Edi me ju përball ka fat të madh,por për vëndin nuk është mirë.....
PërgjigjuO Dasho kur do kalosh knej ke veni. Kom mor 1 raki te mir me sheqer qe te ikin ment e kokes,pastaj ik jep nai intervist.
PërgjigjuO DATH THEHI, po na bo per te qeshur, ju ndenjet 8 vjet me pushtet vodhet e vrate dhe nuk bete asgje si do ta regulloni apo keni mare perseri "CEKUN E BARDHE"...
PërgjigjuOr Dash ,si nuk nxihesh nga ato qe thua! Ju ishit dy here ne pushtet, dhe te dy heret ju shporri populli se e late Shqiperine me zi se ska ku te shkoje.Rama ka te vetat, por ju nuk keni fytyre te kerkoni pushtet nga populli se nuk ka besim tek e njejta opozite ,qe dogji Shqiperine qe te mos u hapshin negociatat .Dash nuk eshte rinia e 91 qe u rrejt prej jush ,po eshte rinia e epokes dixhitale ;qe din vet si vepron pa i pyet partite politike.E mban mend protesten e studenteve masive me perkrahje popullore, dhe arriti qe ta detyroj qeverine te plotesoj pikat e programit.Ti thua qe PD do sjelli normalitet ,kur ajo vetem anormalitet i ka dhene vendit.Dil ne pension o Dash dhe ler rinine te bej opozitarizem
PërgjigjuI ke pi dopjo a teke sot? Gotat o pijanec e zorraxhi plencash
PërgjigjuJo karajfil por car i teri
kur thot nuk do vij mrekullia po do kthehet normaliteti. Me pak fjale do te behet prap deputet.