Kuvendi nisi punimet ditën e sotme me debate dhe diskutime të forta. PD akuzoi mazhorancën se po mbante në sirtar nismat e tyre dhe projektligjet e dorëzuara prej kohësh, teksa PS sipas opozitës po nxitonte për pushime.
Deputeti Tritan Shehu akuzoi kryeparlamentaren Spiropali se po zvarriste edhe dy nga projetligjet që ai kishte dorëzuar mes të tjerash, si ajo e dy gjinive dhe gjenocidit serb.
Madje ai në nisje të fjalës së tij bëri edhe lapsus, ku në vend të fjalës punime tha pushime, teksa kryeparlamentarja Spiropali duke ironizuar i kujtoi se pikërisht kalendari këtë parashikonte në vijim (këto janë dy seancat e fundit).
“Kur shkojnë me detyra kryetarët e Kuvendi, nuk mbyllet Kuvendi i asnjë vendi, prandaj janë nënkryetarët të cilët krijojnë mundësi që Parlamenti të vazhdojë normalisht pushimet (punimet). Nuk është pronë e kryetarit, kjo sallë e Kuvendit. Nëse do e fusni parlamentin për pushime të pajustifikuara..”, tha Shehu.
Ndërhyn Spiropali që i kujton:
“Pikërisht zoti Shehu, ja e sheh, lapsusin, pushimet, nuk janë të pëfshira në kalendar”, tha ajo.
Teksa Shehu vijoi:
“Zonja kryetare ju po shkatëerroni plotësisht anën proceduriale të procesit. Janë paraqitur projektligje nga ne, ju po i shtyni, nuk po i sillni, këshut vepruar edhe për gjenocidin në Kosovë, e shtytë, e latë jashtë, nuk e keni sjellë, kështu edhe për atë me dy gjini, prindi një e prindi dy, qëllimisht nuk po e sillni, po dëmtoni rëndë familjen. Ta kalojmë në një nga dy seancat e mbetura atë projekligj, por unë i di votat tuaja, thelbin për shoqërinë njerëzor ee fmailjen, ndaj silleni ta kalojmë”, tha ai mes të tjerash në fjalën e tij për procedurë.
Në fund Spiropali iu rikthye për kujtesë, duke u shprehur se në parlament kalojnë e diskutohen projektligje që janë kaluar njëherë në Komisione.
Lajmi kryesor:
11 maji ‘trazon’ Kuvendin, PD kërkon debat: Vodhët zgjedhjet! PS: Rinumërimi për të shtyrë kohën, s’iu del asgjë! Opozita ‘braktis’ votimin
A.Q/SI.E./ReportTv.al
