Deputeti demokrat, Tritan Shehu është shprehur në Kuvend se do të votojë kundër eurobondit prej 700 milionë euro. Sipas tij kjo kredi do të përdoret politikisht dhe keqpërdoret nga qeveria.
“Deklaroj votën time kundër kredisë! Është votë proteste për katandisjen e këtij vendi. Shqipëria është në situatë mesjetare për shkak të keqpërdorimit të fondeve resurseve, rezervave. Vota ime është kundër për shkak të keqpërdorimit politik që po i bëhet kësaj situate. Rama si kasandra doli dhe bëri parashikimin më të errët, duke ngjallur frikë te qytetarët për një badërdi energjetike. Ai tentoi të godasë shpirtin opozitar dhe të hiqte vëmendjen nga problemet e mëdha. Edhe kjo kredi po u mor nuk do të bëjë më shumë, por do të transformohet në element politik. U përpoq të terrorizojë popullin, si në rastin e pandemisë që solli 16 mijë të vdekur, financa të shkatërruara, një vend në kolaps. Në marrëveshje flitet edhe për pasojat Covid. Për çfarë pasojash flitet? Nuk u paraqit në pandemi asnjë projekt për të lehtësuar barrën e qytetarëve”, tha Shehu.
Lajmi kryesor:
Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh
//ReportTv.al