SARANDË- Hyrja e tunelit të rrugës Kardhiq–Delvinë është shembur.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, gurë dhe shkëmbinj kanë rënë në hyrje të tunelit. Ende nuk dihet sa mund të jetë dëmi dhe nëse shembja është vetëm në hyrje apo ka vazhduar dhe brenda tunelit.
Në vendngjarje nuk ka asnjë përfaqësues të kompanisë "Gjoka" që po kryen punimet.
Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë, është i gjatë 1316 metra. Tuneli u hap pjesërisht në muajin gusht, kur ministrja e Infrastrukturës Balluku deklaroi se "janë kryer 65 për qind e punimeve".
Sipas kontratës e gjithë rruga Kardhiq-Delvinë me gjatësi 33 km duhet të përfundojë në gusht 2022.
Pse hyrje tuneli eshte kjo?! Po te mos e kishit shpjeguar,kjo duket si foto e zmadhuar e pjeseve fundore qe kane ndonjehere tubacionet e ujit te kanaleve,(culvert-ang.)
Përgjigju