Velipojë- Gjatë shembjes së 24 bizneseve pa leje në Velipojë janë vënë nën hetim 6 persona, për kundërshtim të forcave të rendit.
Sipas deklaratës së policisë, ata tentuan të bllokonin aksionin edhe pse 'blutë' kërkuan të mos pengonin punonjësit e IKMT-në.
Policia u bëri thirrje disa herë që të largoheshin nga vendi, por ata vazhduan të kundërshtonin me forcë shërbimet e Policisë. Në këto kushte policia largoi forcërisht të gjithë personat dhe IKMT-ja vazhdoi punën, duke shembur 24 objekte të paligjshme gjatë gjithë vijës bregdetare të Velipojës.
Sipas policisë, strukturat e Policisë Shkodër kryen veprimet procedurale dhe materialet u refruan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të 6 shtetasve, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Kujtojmë se pasi IKMT shembi ndërtimet pa leje në zonën bregdetare të Velipojës, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ia ka paraqitur këtë shqetësim kryeministri Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministrit të Bujqësisë Blendi Klosi dhe ambasadës së ShBA dhe BE.
Gjatë dy ditëve të kaluara IKMT ka zbarkuar në Velipojë për të prishur bizneset e ndërtuara pa leje dhe kjo ka krijuar tension dhe përplasje mes banorëve dhe policisë.
PATJETER TE MERRET LEJA NE ZYREN URBANISTIKE TE BASHKISE VELIPOJE,,,BILES LEJE TE MERRET NE QEVERINE SHQIPTARE,,,,,BASHKITE TE PERJASHTOHEN NGA DHENIA E LEJEVE PER LOKALE +NDERTESA NE BREGDET ,,,SEPSE JANE BURIMI I SHKATARRIMIT TE BREZIT TE RERES DHE PLAZHEVE MJAFT TE SHIKOJME SI ESHTE KATANDISUR SHEMGJINI,,DURRESI,GOLEMI,,QERRETI,,SPILLEJA,DIVJAKA,,VLORA E SARANDA....QEVERIA TE MARRE NE DORE LEJET E BREGDETIT ,,,NDRYSHE KAFSHERIA NUK PERMBAHET,,,DHE I KERKOJME INUKUT TE SHKATARROJE 200.000 NDERTIME DHE LOKALE PA LEJE NE BREGDET,,,KUR TE MBAROI TI JEPET INUKUT DEKORATA NDERI I KOMBIT NGA PRESIDENTI ,,.....
PërgjigjuNe hetim dhe shkarkim duhet te vihet Voltana pasi ajo ngriti ne protest dhe nxeu gjakrat.Kot kapeni me shpellaret kur zjarrin dhe benzinen e keni ne zyre fal Rames
PërgjigjuSHPELLARE LARG NGA NDERTIMI NE BREZIN E RERES,,,A KUPTONI O HAJVANE NJEREZ,,,KAFSHE ME FYTYRE KAFSHE...PO QE SE DONI LOKALE ATO TE BEHEN 200 M LARG DETIT,,,DUKE MOS ZENE ASNJE CM RERE....
Përgjigjupa leje as 200 m sduhet te behen. meqe keni marre rrezikun dhe keni fitural gjith keto vite pa leje mbylleni gojen ose shkoni ne burg edhe per shkelje ligjit. fatkesqi qe bashkia shkodres is del zot. edhe voltana duhet hequr