Kryeministri Edi Rama ka reaguar për objektin tre katësh që u shemb mëngjesin e kësaj të hëne në Vlorë. Teksa ka ndarë pamjet nga momenti i shpërthimit, kreu i qeverisë shkruan se do ta shkruajnë me patjetër kapitullin e fundit të ndërtimeve pa leje apo shkeljeve të lejes.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga përballja me paligjshmërinë që lëndon e shëmton hapësirat ku bashkëjetojmë si bij e bija të këtij vendi, e ku do ta shkruajmë me se s’bën kapitullin e fundit të betejës me ndërtimet pa leje apo në shkelje të lejeve, ju uroj një javë sa më të mbarë.”, ka shkruar Rama.
Lajmi kryesor:
Vlorë/ Shembet me shpërthim të kontrolluar objekti tre katësh pa leje, iu vendos 32 kg lëndë plasëse! Rama: Do shkruajmë kapitullin e fundit të kësaj beteje (VIDEO)
Xh.D/ReportTv.al
