Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH-së, kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING e bashkisë Kolonjë

18 Shkurt, 19:02| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:05

  • Share

Pas shembjes së një pjese të aksit rrugor Ersekë - Korçë ditën e djeshme, kanë ardhur dhe reagimet e para.

Avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur një kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING, që po kryejnë punimet në rrugë, për veprat penale: "Shpërdorimi i detyrës", "Falsifikim i dokumentave" dhe "Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike".

Mësohet se përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili ka përfituar tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.

Aksi rrugor Korçë - Ersekë loti i dytë pjesa e parë, ka nisur të ndërtohet në vitin 2020, ndërsa në vitin 2022 u kërkua një financim shtesë prej afro 2.1 miliard lekësh. Ndërkohë mëngjesin e djeshëm, një pjesë e këtij akti është shkatërruar plotësisht duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Prej ditës së djeshme qarkullimi është zhvendosur në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë. I gjithë aksi rrugor Korçë - Ersekë i nisur prej vitit 2013 ka kushtuar deri tani më shumë se 60 milion euro dhe ende punimet nuk kanë përfunduar në të gjithë lotet e tij.

Aksi Korçë Ersekë ishte parashikuar që të përfundonte së ndërtuari në qershor të këtij viti.

Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë, ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra.

Kallezimi penal

Ora 11:42
Shembje masive në rrugën e re Korçë-Ersekë! A.N.K fituesja me flamur të kuq, kompania e vëllait të ish deputetit PS! Me A & E ENGINEERING fituan me ofertën gati sa fondi limit

Traseja e rrugës Korcë-Erseke, e cila është në ndërtim pësoi shembje mesditen e 17 shkurtit 2024, në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’.  Kantieri për ndërtim e rrugës së re është hapur në vitin 2020 dhe ARRSH-ja ende e ka marrë në dorëzim.

Kontrata për ndërtimin me fituesi kompaninë A.N.K në pronësi 100% nga  Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola u nënshkrua më 10 qershor 2022. Fituesha rezulton me Flamur të kuq në portalin prokurime të hapura.

Shkak është bërë fakti se janë skualifikuar tre kompanitë pjesëmarrëse “4 A-M”, “GENER 2”,  “GJOKA KONSTRUKSION”. Ata janë skualifikuar pasi nuk përmbushin kërkesat për kualifikim të përcaktuara në dokumentat standarte te tenderi.

Ofera fituese ishte mbi dy miliarde lekë, saktësisht  2 164 693 349,00 lekë, është gati sa fondi limit, 2 165 325 695,00, leke indicie kjo për një pazar të mundshëm.

Në 15 tetor 2020, u shpall fitues kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë pjesa e parë. Oferta fituese në lekë është 18,720,000 gati sa fondi limit 18 920 121,00. Fituesja nuk rezulton me flamur të kuq.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aandee: 02/03/2024 06:33

    punet nuk kalojne pa firmen e mbikeqyresit, as fondet. Mbikeqyrja eshte kali i trojes ne vjedhjet dhe mashtrimet me fondet publike. Dhe kur mbikeqyrja ngelet ne duart e hajduteve me vule rezultati dihet. Hajduti ben gjithcka, gjithcka.

    Përgjigju
  • Ben: 20/02/2024 07:32

    Panvarsisht se firmat shqiptare jane rritur,forcuar etj,ne projektim-ndertim rrugesh,autostrada, lene shume per te deshiruar.Punojne dobet,s'kane makineri etj etj.Nuk i jipet kesaj A.N.K. te ndertoje rrugen,prandaj eshte rruga ne atë derexhe.

    Përgjigju
  • Iris: 20/02/2024 02:01

    10 vjet qe po ndertohet,deri tani mbi 60 milion euro dhe behet fjale vetem per 10 km shkurtim distance te arrihet ne perfundim?!

    Përgjigju
  • Popolo: 19/02/2024 15:21

    Provat aty i kini.. Meruni leket atyre qe kane abuzuar, burgu nuk justifikon demin qe i behet taksapaguesve..

    Përgjigju
  • eni: 19/02/2024 14:45

    s"ka gje e ndertojne prape,,i hedhin dhe 100 milion euro te tjera..... ...

    Përgjigju
  • Traktori: 19/02/2024 13:46

    Nuk eshte e vertete qe rruga eshte shembur,shpifje,mund te jepni vidion e para pak koheve te komandantit suprem,mirsevini ne Erseke me rrugen e re.

    Përgjigju
  • vosi: 19/02/2024 13:02

    Kjo eshte hajduteri me permasa galopante prandaj e gjith rruga duhet te kaloi ne nje kontroll cilesie shum profesionale dhe fajtoret te marin denim dhe cdemtimin e duhur.

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/02/2024 08:48

    O zot cfare niveli paska firma projektuese! Normal qe rruga do prishet kur e projekton paaftesia uleritese dhe korrupsioni!

    Përgjigju
  • Itali: 18/02/2024 21:18

    Bsnnsnsns

    Përgjigju
  • Lomi: 18/02/2024 21:07

    Deri sa te jete ministre znj.Balluku,asnje rruge nuk ka per te mbaru.Edhe kjo qe rruga qe duan ta kualifikojne si te mbarume,eshte mysebet.Sa kane mbaru rruget e tjera,si ajo e Arberit,Qafe Plloçe-Korçe,Unaza e madhe e Tiranes etj.Keto vetem hajne pare dhe nuk mbarojne kurre.

    Përgjigju
    • Ben: 19/02/2024 07:52

      Kjo si ministre ka nje te mire,nje rruge e inaguron 3-4 here pa mbaru rruga.Eshte famoze fare.

  • Maks: 18/02/2024 20:36

    Keta avukatet bejn llogje kot Ne rast se punimet jan te dobeta dhe pa cilesi shteti denon firmen ndertuese me gjoba te renda Sidhe denin dhe inxhinjetet e shtetit qe dhan fimen dhe moren ne dorzim kete ndertim te dobet

    Përgjigju
    • E verteta: 18/02/2024 22:32

      Kane ngrene dardha edhe keta mbrapa kurrizit te Ballukut dhe Berberit qe nuk e themi cfare perfaqeson dhe kush e ka vendosur aty? Seriozisht besoni keto perralla? Nuk ka me socialiste te vertete ky vend, ka vetem njerez te pa ditur fhe te verbuar nga interesat si puna jote.Korupsioni dhe abuzimi aty eshte skandaloz.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?