Traseja e rrugës Korcë-Erseke, e cila është në ndërtim pësoi shembje mesditen e 17 shkurtit 2024, në vendin e quajtur ‘Qafa e Qarrit – Mollas’. Kantieri për ndërtim e rrugës së re është hapur në vitin 2020 dhe ARRSH-ja ende e ka marrë në dorëzim.
Kontrata për ndërtimin me fituesi kompaninë A.N.K në pronësi 100% nga Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola u nënshkrua më 10 qershor 2022. Fituesha rezulton me Flamur të kuq në portalin prokurime të hapura.
Shkak është bërë fakti se janë skualifikuar tre kompanitë pjesëmarrëse “4 A-M”, “GENER 2”, “GJOKA KONSTRUKSION”. Ata janë skualifikuar pasi nuk përmbushin kërkesat për kualifikim të përcaktuara në dokumentat standarte te tenderi.
Ofera fituese ishte mbi dy miliarde lekë, saktësisht 2 164 693 349,00 lekë, është gati sa fondi limit, 2 165 325 695,00, leke indicie kjo për një pazar të mundshëm.
Në 15 tetor 2020, u shpall fitues kompaninë A & E ENGINEERING, me pronare Entela Çano, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, loti i dytë pjesa e parë. Oferta fituese në lekë është 18,720,000 gati sa fondi limit 18 920 121,00. Fituesja nuk rezulton me flamur të kuq.
Lajmi kryesor:
Rruga e re Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH-së, kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING e bashkisë Kolonjë
S.G/ReportTv.al