Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë? Ja shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

28 Prill, 14:41| Përditesimi: 28 Prill, 17:55

  • Share

1714308255_profesionetelira.jpg

Menjëherë pas përllogaritjes së kësteve të parapagimit të tatimit mbi fitimin të profesionisteve të lirë, ka pasur ankesa nga këto subjekte, me argumentin se nuk u janë njohur shpenzimet dhe se këstet janë shumë më të larta sesa ata i kishin përllogaritur me ekonomistët e tyre.

Por pse fatura ju ka shkuar e lartë tatimpaguesve këtë vit, dhe pse pohojnë se nuk u janë njohur shpenzimet?

Këtë vit shpenzimet e njohura nga tatimet janë ato që kanë vetëdeklaruar bizneset për vitin 2023. Por nga viti i ardhshëm njohja e shpenzimeve do të ndryshojë. Por në fakt vetë profesionistët e lirë, kanë pritur që shpenzimet tu njihen që këtë vit 30%.

Siç parashikohet në nenin 14 të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, profesionistët e lirë me xhiro deri 10 milionë lekë mund të zgjedhin njohjen e shpenzimeve apriori në 30% të xhiros së tyre, dhe pjesa e mbetur më pas do të tatohet, ose mund të doreëzojë faturat për shpenzimet e tyre pranë tatimeve. Por kjo zgjedhje nuk mund të ndryshohet për 3 vitet në vijim, edhe nëse shpenzimet shtohen.

Për t'a ilustruar me një shembull, konfuzionin dhe pakënaqësinë e krijuar tek profesionistët e lirë, do të bëjmë një përllogaritje bazuar mbi disa shifra të supozuara.

Nëse një kontabilist ka pasur vjet të ardhura 100.000 dollarë, dhe ka vetëdeklaruar 20.000 mijë dollarë shpenzime, tatimi 15% do paguhet për vlerën 80.000 dollarë, ose 12.000 dollarë/ tatim fitim. Kjo vlerë mund të paguhet me këste mujore, ose tremujore deri në fund të këtij viti.

Ndërsa nëse vitin tjetër ‘kontabilisti’ zgjedh njohjen apriori të 30% të shpenzimeve automatikisht vlera e tatimit ulet në 10.500 dollarë, kjo pasi mbi xhiron prej 100.000 dollarë, zbritën 30% shpenzime ose 30.000 mijë dollarë dhe mbi fitimin 70.000 dollarë përllogaritet tatimi 15% ose 10.500 dollarë.

Kurse për tatimpaguesit me xhiro mbi 14 milionë lekë, i njihen të gjitha shpenzimet e deklaruara pranë Administratës Tatimore.

Përshembull, nëse një noter ka pasur xhiro vjetore 200 mijë dollarë, i njihen shpenzimet në bazë të faturave të tij 40.000 dollarë, dhe fitimi i tij përllogaritet 160 mijë dollarë. Sipas ligjit për 140.000 dollarë do të paguhet tatim 15%, ose 21.000 dollarë, ndërsa 20.000 dollarë do tatohen me 23% ose 4.600 dollarë. Në total do të paguhen tatim për këtë fitim prej 140.000 dollarë afro 25,600 dollarë tatim.

Ligji për tatimin mbi të ardhurat është miratuar në mars të vitit 2023 dhe ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti, dhe pjesë e sistemit të taksimit me fasha bëhen sipas Ministrisë së Financave afro 29 mijë profesionistë të lirë që ofrojnë shërbime profesionale.

Të gjithë profesionistët e lirë me xhiro deri në 14 milionë lekë, do të tatohen me 15% mbi fitimet e tyre vjetore, pasi ju zbriten shpenzimet e domosdoshme për aktivitetin e tyre. Ndërsa ata që fitojnë mbi 14 milionë lekë tatohen me 23%.

 

SHEMBULLI, AKTIVITETI I NJË KONTABILISTI

Xhiroja                                   100.000 USD

Shpenzimet e deklaruara       20.000 USD

Fitimi                                      80.000 USD

Tatimi mbi fitimin                    15%

Fatura                                    80.000 USD * 15%=12.000 USD

 

SHEMBULLI, AKTIVITETI I NJË KONTABILISTI

Xhiroja                             100.000 USD

Shpenzimet 30%                30.000 USD

Fitimi                                 70.000 USD

Tatimi mbi fitimin                   15%

Fatura      70.000 USD * 15%=10,500 USD

 

SHEMBULL, AKTIVITETI I NJË NOTERI

Xhiroja          200.000 euro

Shpenzimet     40,000 euro

Fitimi            160.000 euro

Tatimi        140.000*15%=21,000

Tatimi          20.000*23%=4,600

Tatimi që duhet paguar  25,600 euro


Lajmi kryesor:

Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi, bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?