Profesionistët e lirë përballë faturës së kësteve, Tatimet për Report Tv: S’ka gabime tatimi, bazohen në vetëdeklarimin e tyre, u janë njohur shpenzimet

28 Prill, 14:10| Përditesimi: 28 Prill, 19:24

  • Share

Fatura për parapagimin e kësteve të tatimit mbi fitimin për të gjithë profesionistët e lirë që ofrojnë shërbime profesionale, është përllogaritur në bazë të vetëdeklarimit që ata kanë bërë për aktivitetin e tyre në 2023-shin. Kështu shprehet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Report TV, si reagim ndaj ankesave të profesionistëve që këstet e tyre janë më të larta sesa duhet.

“Rezultati i deklaratës, pra fitimi i tyre përllogaritet në bazë të të ardhurave që kanë realizuar dhe shpenzimeve që kanë kryer, dhe përllogaritja bëhet vetëm mbi pjesën e fitimit të deklaruar”, pohon Rozana Çelmeta.

Sipas Drejtores së procesit të Biznesit në Tatime Rozana Çelmeta, nuk ka asnjë gabim nga administrata në përllogaritjen e kësteve për tatimpaguesit.

“Mënyra sesi përllogariten këstet paraprake bazohen mbi vetëdeklarimin që tatimpaguesit kanë kryer për vitin 2023, përsa i takon fitimit për vitin 2023. Formula është e thjeshtë, në masën më të madhe përllogaritja kryhet në këtë mënyrë: “fitimi i vetëdeklaruar nga tatimpaguesi shumëzuar me masën 15% të tatimit, dhe e ndarë në 9 këste, nga muaji prill deri në dhjetor’. Ndërsa për ata tatimpagues fitimi i të cilëve gjatë vitit 2023 ka qenë mbi 14 milionë lekë të reja, do të tatohet me 23% por që është një numër i kufizuar tatimpaguesish”, pohon Çelmeta.

Ndërsa kundërshtimin të profesionistëve të lirë, që nuk duhet të merren në konsideratë fitimet e vjetshme për të llogaritur tatimin pasi ata nuk e kanë të garantuar të njëjtin aktivitet këtë vit, Çelmeta thotë se ky është një përcaktim ligjor.

“Ligji përcakton në mënyrë të qartë që për vitin 2024 do të vijohet me tatimet, që ishin të mëparshme, formularët, deklaratat dhe përgjegjësinë tatimore. Këto nuk do të jenë më të vlefshme pas vitit 2024”, pohon ajo.

Por a u janë njohur shpenzimet e zbritshme tatimpaguesve siç e parashikon ligji për tatimin mbi të ardhurat?

“Patjetër që shpenzimet e vitit 2023 janë njohur, çfarë tatimpaguesit kanë deklaruar në deklaratën vjetore, qoftë deklarata e tatimit të thjeshtuar, apo tatimit mbi fitimin, janë njohur për gjeneruar planin e parapagimit, për këstet e vitit 2024”, thekson Çelmeta.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, thekson se të gjithë profesionistët mund t’i drejtohen drejtorive rajonale për të kërkuar korrigjim të kësteve të tatimit mbi fitimin.

“Afati për të paguar këstet paraprake për periudhën prill, maj, qershor, është data 30 qershor por tatimpaguesit mund t’i paguajnë ato edhe mbi baza mujore. Aktualisht ka tatimpagues kryesisht persona fizik të cilët kanë vijuar të paguajnë këstet paraprake të tatimit, ato që janë gjeneruar në bazë të vetëdeklarimit të tyre”, thotë Çelmeta.

Në rast se këstet e parapaguara të tatimit mbi fitimin, janë më të larta se fitimet që do të realizojnë bizneset gjatë këtij viti, ato do t’i zbriten nga deklarata e vitit të ardhshëm, ose mund t’i kthehen biznesit nëse ç’regjistrohet si biznes.

Ora 14:41
Sa është fatura e tatimit për profesionistët e lirë? Ja shembujt dhe burimi i konfuzionit për shpenzimet

1714308255_profesionetelira.jpg

Menjëherë pas përllogaritjes së kësteve të parapagimit të tatimit mbi fitimin të profesionisteve të lirë, ka pasur ankesa nga këto subjekte, me argumentin se nuk u janë njohur shpenzimet dhe se këstet janë shumë më të larta sesa ata i kishin përllogaritur me ekonomistët e tyre.

Por pse fatura ju ka shkuar e lartë tatimpaguesve këtë vit, dhe pse pohojnë se nuk u janë njohur shpenzimet?

Këtë vit shpenzimet e njohura nga tatimet janë ato që kanë vetëdeklaruar bizneset për vitin 2023. Por nga viti i ardhshëm njohja e shpenzimeve do të ndryshojë. Por në fakt vetë profesionistët e lirë, kanë pritur që shpenzimet tu njihen që këtë vit 30%.

Siç parashikohet në nenin 14 të ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat, profesionistët e lirë me xhiro deri 10 milionë lekë mund të zgjedhin njohjen e shpenzimeve apriori në 30% të xhiros së tyre, dhe pjesa e mbetur më pas do të tatohet, ose mund të doreëzojë faturat për shpenzimet e tyre pranë tatimeve. Por kjo zgjedhje nuk mund të ndryshohet për 3 vitet në vijim, edhe nëse shpenzimet shtohen.

Për t'a ilustruar me një shembull, konfuzionin dhe pakënaqësinë e krijuar tek profesionistët e lirë, do të bëjmë një përllogaritje bazuar mbi disa shifra të supozuara.

Nëse një kontabilist ka pasur vjet të ardhura 100.000 dollarë, dhe ka vetëdeklaruar 20.000 mijë dollarë shpenzime, tatimi 15% do paguhet për vlerën 80.000 dollarë, ose 12.000 dollarë/ tatim fitim. Kjo vlerë mund të paguhet me këste mujore, ose tremujore deri në fund të këtij viti.

Ndërsa nëse vitin tjetër ‘kontabilisti’ zgjedh njohjen apriori të 30% të shpenzimeve automatikisht vlera e tatimit ulet në 10.500 dollarë, kjo pasi mbi xhiron prej 100.000 dollarë, zbritën 30% shpenzime ose 30.000 mijë dollarë dhe mbi fitimin 70.000 dollarë përllogaritet tatimi 15% ose 10.500 dollarë.

Kurse për tatimpaguesit me xhiro mbi 14 milionë lekë, i njihen të gjitha shpenzimet e deklaruara pranë Administratës Tatimore.

Përshembull, nëse një noter ka pasur xhiro vjetore 200 mijë dollarë, i njihen shpenzimet në bazë të faturave të tij 40.000 dollarë, dhe fitimi i tij përllogaritet 160 mijë dollarë. Sipas ligjit për 140.000 dollarë do të paguhet tatim 15%, ose 21.000 dollarë, ndërsa 20.000 dollarë do tatohen me 23% ose 4.600 dollarë. Në total do të paguhen tatim për këtë fitim prej 140.000 dollarë afro 25,600 dollarë tatim.

Ligji për tatimin mbi të ardhurat është miratuar në mars të vitit 2023 dhe ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti, dhe pjesë e sistemit të taksimit me fasha bëhen sipas Ministrisë së Financave afro 29 mijë profesionistë të lirë që ofrojnë shërbime profesionale.

Të gjithë profesionistët e lirë me xhiro deri në 14 milionë lekë, do të tatohen me 15% mbi fitimet e tyre vjetore, pasi ju zbriten shpenzimet e domosdoshme për aktivitetin e tyre. Ndërsa ata që fitojnë mbi 14 milionë lekë tatohen me 23%.

 

SHEMBULLI, AKTIVITETI I NJË KONTABILISTI

Xhiroja                                   100.000 USD

Shpenzimet e deklaruara       20.000 USD

Fitimi                                      80.000 USD

Tatimi mbi fitimin                    15%

Fatura                                    80.000 USD * 15%=12.000 USD

 

SHEMBULLI, AKTIVITETI I NJË KONTABILISTI

Xhiroja                             100.000 USD

Shpenzimet 30%                30.000 USD

Fitimi                                 70.000 USD

Tatimi mbi fitimin                   15%

Fatura      70.000 USD * 15%=10,500 USD

 

SHEMBULL, AKTIVITETI I NJË NOTERI

Xhiroja          200.000 euro

Shpenzimet     40,000 euro

Fitimi            160.000 euro

Tatimi        140.000*15%=21,000

Tatimi          20.000*23%=4,600

Tatimi që duhet paguar  25,600 euro

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redmin: 29/04/2024 13:30

    I paguajme taksat qe shteti te mos na beje ate qe do na bente po te mos paguanim taksat. Taksimi eshte vjedhje!

    Përgjigju
  • anna: 29/04/2024 09:02

    zbritja e shpenzimeve duhet te ishte llogaritur qe kur dolen kestet paraprake..nese nuk i fusin ne llogaritje per 2024 eshte padrejtesi....te pakten me deklaraten e fund marsit te vitit 2025!! te shohim cdo vendosi gjykata kushtetuese

    Përgjigju
  • Iris: 29/04/2024 03:41

    Dhe ne fund perllogaritjet bazohen ne /vetedeklarim/ dhe cfare vetedeklarimi se!

    Përgjigju
  • Aldo: 28/04/2024 23:27

    Po mir po njeri qe ka vec nje muaj pune i bika te paguj muj per muj 2mij euro per 13 mij euro se profesionet e lira sdo te thot qe e ke punen e sigurt.

    Përgjigju
  • Bim: 28/04/2024 22:42

    Imagjino ne Itali siper 75.000 euro shteti te merr 43% kurse keto ankohen per 15%

    Përgjigju
    • Besi: 29/04/2024 09:13

      mos imagjino kurrgje se ia ke fut kot

    • Bim sufllaqja: 28/04/2024 23:02

      Ngavash me bim se do te ngec nai turshi n'fyt.

  • Aleks: 28/04/2024 22:17

    Vete e kane fajin kontabilistet. I mesuan te gjitheve te dalin me nipt me vete, dhe kamarieret dolen mr nipt mr vete, duke bere 13 fatura ne muaj.

    Përgjigju
  • Kontabilist: 28/04/2024 21:33

    Problemi është se në fund të vitit 2023 me akt normativ të KM është shtyrë për 2025 neni që njeh shpenzimet 30% duke bërë padrejtësi të qëllimshme për të rritur artificialisht kestet e Tatimit për 2024. Me këtë ndryshim i takon që i vetpunësuari të tatohet 15% nga 1 lekë deri në 14 milion lekë fitim. Pra ndryshe nga i punësuari që tatohet mbi pagen jo më pak se 30.000 lekë të vetëpunësuarit tatohen nga 1 lekë. Llogaritjet nga tatimet janë korrekte me ligjin e ndryshuar me akt normativ.

    Përgjigju
  • Dalla: 28/04/2024 16:12

    O po bjerini ketij populli, shkelmin ne fyt sa ti merrni shpirtin. Vetem koncensionaret tuaj e kane kollaj o te korruptuar

    Përgjigju
  • Besi: 28/04/2024 15:03

    duhet te kete patjeter nje gabim ne menyren e llogaritjes sepse sic paraqiten edhe pse eshte thjesht nje shembull jo real te gjithe keto profesioniste qenkan per spak jo per tatime. Do shtoja se 30% i njohur si kuote shpenzimi duhet te jete per shpenzimet direkte ato qe quhen kosto grope po le te shprehet gjykata per kete ceshtje sepse ky eshte nje ngerc qe duhet te rregullohet per keto shtresa jo prodhuese apo transformuese te te mirave dhe sherbimeve te cilet ne fund te fundit paskan edhe te drejten e justifikimit te faturave per shpenzimet dhe ne rast se kjo menyre perllogaritjeje nuk eshte marre parasysh si vitet e shkuara te anullohen nga drejtoria e IT si gabime automatike te kthyeshme

    Përgjigju
    • Dida: 28/04/2024 19:47

      Ne deklaraten e viti 2025 qe deklaron te ardhurat e 2024, ka dy opsione deri ne 10.000.000 lek do klikosh opsionin me kosto fikse me 30%( dhe per kete nuk te duhen dokumenta Ne raste se do pranosh opsione shpenzimet reale keto do ti justfiosh me dokumenta.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?