Selfo Merkohitoj dhe një nga kuajt e qëlluar me çifte në Malin e Llogarasë

Kronikë

Shëmtia që vret bukurinë / Ja kush është vrasësi i kuajve në Llogara, Selfo Merkohitoj

11 Gusht, 17:19| Përditesimi: 11 Gusht, 17:27

  • Share

Prej disa ditësh opinioni publik u acarua me një ngjarje të pazakontë që ndodhi në Malin e Llogarasë. Një tufë e egër kuajsh që shëtisin në liri në mal, rreth 22, u qëlluan me çifte nga një i panjohur për arsye që i dinte vetëm ai. Disa kuaj u gjetën me saçme në trup të plagosur. 4 ngordhën dhe u larguan për t’u varrosur nëpër male, ndërsa tufa e mbetur u fsheh në kreshtat e Karaburunit, larg syve të njerëzve.

Kuajt i vrau Selfo Merkohitoj, një fshatar nga Dukati, fshat në rrëzë të Llogarasë. Policia dhe prokuroria e identifikuan këtë personazh të shëmtuar në fytyrë e shpirt, i cili nuk ishte herë e parë që bënte të tilla krime. Dyshohet që Selfo “dukaqoti” është edhe zjarrvënës i pyjeve edhe hajdut i tyre.

Selfo, sipas fshatarëve të zonës, ka një jetë që “livadhis” nëpër pyjet e Llogarasë. I ka vjedhur ç’të mundi pyllit e në kurriz të tij ka ndërtuar familje, të cilën e ka ushqyer me ‘haram’. Në fund vrau kuajt e bukur të Llogarasë. Ata që nuk flasin por vetëm vrapojnë, si pak gjëra që kanë mbetur pa vargoj në këtë vend.

Selfo, sipas informacionit, nuk ishte i vetëm kur bëri masakrën, me vete kishte edhe djalin, K. Merkohitoj. Dardha bie mbi dardhë, ashtu si Kadriu urren kuajt si babai i tij Selfo.

Familja Merkohitoj shquhet si familja më hajdute e zonës së Dukatit, e cila ka shkatërruar Llogaranë për hesap të bizneseve të zonës. Njëri prej tyre është Kompleksi “Alpin” i Gëzim Capojit, me vileta dhe turizëm për kafshët e egra.

Prokuroria dhe qeveria mund ta fusë në burg Selfon nga Dukati për krimin “kafshëror” ndaj kuajve të Llogarasë, por ajo që mbetet është se, natyra e egër dhe e paçmuar e Shqipërisë, ka mbetur në duar të kafshëve njerëz, të atyre që i urrejnë kuajt e bukur kur shohin shëmtinë e tyre, pasqyruar në lërat e maleve./ Prapaskena

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban Marku: 12/08/2025 16:48

    Ky do varur prej gjuhe

    Përgjigju
  • Meri: 12/08/2025 10:56

    Veprim terrorist,për mua vrasja e 4- kuajëve ,dhe plagosja e disa tē tjerëve,ështē e barabartë me vrasjen dhe plagosjen e njërzëve.Dēnim maksimal penal, dhe të paguaj të gjithē dēmin që ka shkaktuar.Ky ēshtë nji person barbar,që ka gur në vēnd tē zēmrēs.

    Përgjigju
  • Dukati: 12/08/2025 09:19

    Ky po pi kafe ne mes fshatit po feston krimin qe ka kryer edhe policat pin raki ku e përgëzojn per punen qe beri dhe po pret medalje ari.dhe i duket vetja hero.nuk behet shqiperia o popull ..

    Përgjigju
  • Eri: 12/08/2025 05:37

    Te vrafte vetetima o moster e ndyre. Si ky ka plot e ca jane ndyresira vete e ca i perdorin te tjere per qellimet e tyre. Nuk ja mbante kujt te bente te tilla gjera ne kohe te enverit po tani u bene plehrat trima ne kete vend i ushqeu dhe politika me marifetet e saja dhe po i nxjerin uje te zi shqiperise se gjore, europa europa thone , e une them nje me hodo leckaman

    Përgjigju
  • ana: 12/08/2025 04:58

    shemtire e ndyre...lab i qelbur....

    Përgjigju
  • Tironci: 11/08/2025 22:48

    Shume ngjarje prekese kjo e vrasjes se kuajve,nga kafshet (nuk e quan dot te tille) me te buta dhe inteligjente ........ Ky monster do denuar dhe bere shembull..... Besoj qe ne si publik duhet te dijme deri ne fund,se si do te "trajtohet" nga ligji,ky Kriminel ! Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • julian: 11/08/2025 22:05

    futjani nje sacme bythes dhe lejani aty perjete, pastaj mbushjani me krip dhe rraseni brenda mostren qe slan qe gje pa vjedh dhe shkaterru ne ket vend. Ky mbeturin nuk i duhet askujt, aq me teper Llogarase madheshtore

    Përgjigju
  • Niazi: 11/08/2025 22:04

    Selfo duhet bere shembull per keq dhe dikush tha qe le ti fusin ca sacme bytheve qe ti ndieje tek vetja dhimbjet...! Por mos e pergjithesoni fisin Merkohitoj me nje njeri te lig, se si thote populli " Pyll pa.derra nuk ka" !

    Përgjigju
  • Nallbani: 11/08/2025 21:41

    Merreni vuni samarin ne shpine e sillne gjithe diten na origami Deri ne dalje te qytetit vuni nje herpes e ta enjoying gjithe qytetare e flores ket moster

    Përgjigju
  • Mario: 11/08/2025 21:28

    Te denohet maksimalisht.

    Përgjigju
  • Fred: 11/08/2025 20:53

    Te varet per kembesh, pak e ka.

    Përgjigju
  • Popull: 11/08/2025 19:51

    Fytyra e ketij monstre duhet te publikohet ne te gjitha mediat. Uroj te mos ja hedh paq por te denohet per kafsherine e tij. Ky duhet te jet dhe zjarrvenes pylli.

    Përgjigju
  • toni: 11/08/2025 18:28

    KAPENI DHE RRIHENI KETE QEN ME LITAR TE LAGUR....NE FUND AFROJANI KOKEN TEK KEMBA E KALIT TI JAPI NJE SHKELM...

    Përgjigju
  • A...Zh: 11/08/2025 18:27

    Si mund te jete njeri ky monster!

    Përgjigju
  • Askushi: 11/08/2025 18:17

    Ti fusin dhe ktit sa sacme bythve qe ta kuptoje mire legeni

    Përgjigju
  • Klidi: 11/08/2025 18:09

    Fis me te degjeneruar se kta ska dukati

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD pritet të mbështesë kandidatë të pavarur në 6 Bashki, si e vlerësoni?