U nda nga jeta në 5 shtator të 1997-ës në moshën 87-vjeçare, Papa Françesko kujton sot në vitin e 6-të të Shenjtërimit të Shën Terezës, themeluesen e Misionareve të Bamirësisë, një nga simbolet më të forta të shekullit të XX, të vlerësuar me çmim Nobel.
Përmes një statusi në Twitter Papa përsërit fjalët e saj lidhur me bamirësinë e buzëqeshjen. “Ndoshta nuk flas gjuhën e tyre, por mund të buzëqesh”. Ftesa e Papës në ditën e përkujtimit të Shën Terezës, është të mbartim në zemër buzëqeshjen e saj e t’ia dhurojmë atyre që hasim në rrugëtimin tonë, veçmas, atyre që vuajnë. Pasi kështu “do të mund të hapim horizontet e gëzimit dhe të shpresës”, shkruan ai.
Sot në Kalkutë ku prehet e misionaret kanë 19 shtëpi, siç përcjell Vaticannews, mbahet një festë e madhe, e cila do të shoqërohet edhe me inaugurimin e një strukture të re për fëmijë. Do të mbahen dyert e hapura dhe për Meshën dhe Homazhin në varrin e Shenjtores, ndërsa në të gjithë vendin do të ketë ceremoni përkujtimore.
Postimi në Twitter
Lajmi kryesor: