Kronikë

Shenja në mur dhe gjak në tokë, pamjet e vendit ku u vra me breshëri kallashnikovi Delon Troqe! Viktima mori 10 plumba në kokë, në krah e kraharor! 20 të shoqëruar

22 Maj 2021, 08:44| Përditesimi: 22 Maj 2021, 13:29

  • Share

Report Tv ka siguruar pamje të vendngjarjes së ekzekutimit mbrëmë të 38-vjeçarit Delon Troqe, Pamjet janë regjistruar pak orë pas vrasjes dhe shihen qartë shenjat që kanë lënë plumbat e kallashnikovëve.

Të dukshme janë vendet në murin e Servisit që tregojnë mbi  20  plumbat drejtuar viktimës .Po ashtu ,edhe pse është hedhur ujë për ta pastruar, në trotuar duken gjurmët e gjakut.Sipas policisë janë kqyrur të gjitha kamerat e sigurisë, por ende nuk ka informacion. Ndërkohë që deri tani janë shoqëruar rreth 20 persona në polici.

Delon Troqe, 38 vjeç, nga Vlora, është ekzekutuar para derës së biznesit të tij rreth orës 21:30, ndërkohë që me të ndodheshin edhe familjarët. Ndaj 38-vjeçarit, i cili sapo ishte kthyer nga Spanja është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi nga dy persona, ndërsa një plumb që e ka prekur në kokë dyshohet të ketë qenë fatal për të. Ky është ekzekutimi i dytë që ndodh në qytetin e Vlorës brenda 11 ditëve, ku më 10 maj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në makinën e tij 40-vjeçari, Bledar Birçaj, i cili gjithashtu nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja. Autorët janë larguar me makinën tip Audi me targa të vjedhura në drejtim të lagjes 10 korriku dhe më pas drejt zonës së Sherishtës së Vlorës, ku dhe dogjën mjetin. Mjeti është djegur plotësisht ndërsa brenda tij janë gjetur edhe 2 armë tip kallashnikov. 

1621666080_plumba.jpg

Shenjat  e plumbave dhe gjaku

 

Ora 08:21
Ekzekutimi i 38-vjeçarit Delon Troqe, pamje nga makina e djegur dhe kallashnikovët! Vlonjati përcillet sot për në banesën e fundit

1621663888_kallashj.jpg

38-vjeçari Delon Troqe që u ekzekutua mbrëmë me breshëri kallshanikovi do të përcillet për në banesën e fundit, sot në orën 13:00 familja.

Ndërkohë që gjatë natës policia gjeti një makinë, ku nga pamjet e siguruara nga Report Tv duken qartë 2 kallashnikovët në brendësi.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SPANJA: 22/05/2021 14:25

    Po mire spaku nuk e shikon qe te gjithe vlonjatet qe jane ne spanje dhe belgjik merren me droge? Mjafton te beni nje liste se kush jeton ne spanje dhe i kapni te gjithe

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 22/05/2021 11:35

    DO te votoj vetem nese keta qe konkurojne i pergjigjen pyetjes:-a distancoje keta te gjithe ,sejcili vec e vec ,apo si te duan,nga krimet 30vvjecare te PD dhe te sali ram berishes?kjo parti ka qene ,eshte dhe do te jete KOMITETI I MALEVE i koheve moderne.

    Përgjigju
  • Turp: 22/05/2021 09:41

    Po mo po por drejtorin e policise mos na e prekni se paska aftesi per te zbuluar vrasjet... o shtet i kapur nga maja deri te kembet...

    Përgjigju
    • Qori: 22/05/2021 14:23

      po drejtori i policise eshte i pleksur e gjithe policia e vlores se me ta rine e marin leket se te gjithe me makina te blinduara dalin e me arem do crenjosur e gjithe policia e vlores me te pa afte e fshatare pa shkolle e te poshter vetem enver hoxha u ra kokes

  • nari: 22/05/2021 09:21

    Per mua cilido te fitoje nga keta,nuk ndryshojne asgje sepse qe te tre kane demostruar mentalitetin PD-ist te deritanishem. Harxhi dihet si mike e vajzes se Sali Berishes dhe si servile e Saliut, po ashtu edhe kadilli,ndersa Elezi nuk ka demostruar ndonje mentalitet tjeter per te dhene dicka te re. Kur degjoj Elezin me duket sikur kam perpara militantet veriore te PD-se. Per mua deri tani ne gjithe PD-ne e deritanishme nuk duket dikush qe mund te sjelle drite te re.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?