Sociale

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Spiropali takim me të miturit në konflikt me ligjin në Kavajë: Politika më të mira riintegrimi për ta

5 Shtator, 16:31| Përditesimi: 5 Shtator, 16:40

  • Share

1757083030_AA.JPG

Sot, në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, dhe në kuadër të Programit “Kuvendi për ty”, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali vizitoi Institutin e të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë.

Spiropali u prit nga Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Burgjeve, Irma Bime, dhe Drejtorja e Institutit, Marinela Aliaj dhe takoi të miturit dhe të rinjtë që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Spiropali dha mesazhe shprese, force, mbrojtje për të miturit, riintegrimi dhe gjithëpërfshirjeje në shoqëri, qasje këto, të cilat sipas saj, duhet të reflektohen edhe në Kodin e ri Penal,  në përputhje edhe me standardet e Bashkimit Europian.

'Mesazhi i Nënë Terezës shkon përtej të gjitha dallimeve sociale, ekonomike, të prejardhjes dhe është një mesazh që udhëton deri tek të vetmuarit, udhëton deri tek të sëmurët, të izoluarit, tek njerëzit që vuajnë dënimin dhe të gjithë ata që kanë  humbur shpresë dhe unë besoj se është detyrë e institucioneve që në këtë ditë më së shumti të reflektojnë, ti vizitojnë jo vetëm në spitale, në burgje apo në qendra të tilla të riedukimit, por edhe të bëjnë politikë më të mira për ta dhe konkretisht për të miturit dhe të rinjtë në konflikt me ligjin është me rëndësi  parësore që si politikat penale, po ashtu dhe qasja riedukuese dhe e rehabilitimit të jetë një qasje parësore. Parandalim përpara se fëmijët të vijnë këtu , edukim shumë më i fortë dhe sigurisht këtu, një qasje që u jep atyre mundësi për të pasur një këndvështrim  pozitiv mbi jetën, për tu edukuar më shumë, për të marrë kujdes shëndetësor  dhe për të marrë kujdesin që u duhet, për t’u ndjerë që ata nuk janë vetëm, jo vetëm nga familjet e tyre, por dhe nga institucionet', tha ajo. 


Lajmi kryesor:

9 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, Rama: Grua me shpirtin sa vetë bota! Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Trump: Përfaqësonte më të mirën te ne


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i e vlerësoni programin qeverisës ‘Rama 4’?