Kronikë

Incident në Këshillin Bashkiak të Vlorës, dy të rinjtë futen me forcë në mbledhje, shoqërohen nga policia (VIDEO)

29 Shtator, 12:28| Përditesimi: 29 Shtator, 15:14

  • Share

Mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Vlorës, është shoqëruar me incidente. Report Tv mëson se dy të rinj që iu janë prishur banesat në rrugën që lidh portin me rrugën Transballkanike, janë futur me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Gjatë prononcimit për mediat, njëri nga të rinjtë që u fut me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ka deklaruar se kanë 5 vite pa marrë dëmshpërblimin për banesat e prishura për ndërtimin e rrugës.

“Problemi është se kam 5 vite që nuk marr dëmshpërblim. Disa i kanë marrë dhe disa jo. Tani jam pa banesë fare, ma kanë prish shtëpinë dhe lekët nuk mi kanë dhënë. A është normale kjo gjë? Kam folur me të gjithë, por të gjithë më zvarrisin. 

Më tej ai ka deklaruar se iu është premtuar që nuk do të iu prisheshin shtëpitë pa marrë dëmshpërblim, por ndodhi e kundërta.

“Thanë që nuk prishim asnjë shtëpi pa marrë dëmshpërblimin. I prishën të gjitha. Vajtëm iu kërkuam dhe asnjëri nuk ktheu përgjigje. Ka shtet këtu? Këtu nuk funksionon asgjë”, tha qytetari.

Pas mbërritjes së policisë në ambientet e Këshillit Bashkiak, të dy të rinjtë janë shoqëruar. Ndërsa ka pasur përplasje mes të rinjve dhe efektivëve në momentin ku po shoqëroheshin për në Komisariat.

A.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?