4 viktima me COVID-19 në Shqipëri...61-vjeçari nga Tirana në vdekje klinike! 43-vjeçari nga Kavaja vuante nga obeziteti

23 Mars 2020, 08:45| Përditesimi: 23 Mars 2020, 13:51

  • Share

TIRANË - Dy jetë të humbura vetëm në 10 orët e fundit të prekur me koronavirus në Shqipëri.  Një 71-vjeçar nga Kuçova ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në QSUT, ndërkohë mëngjesin e sotëm, ndbrroi jetë një 43-vjeçar nga Kavaja, ndërsa një 61-vjeçar nga Tirana i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë i pajetë, në fakt ka pësuar vdekje klinike dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

71-vjeçari nga Kuçova i infektuar me koronavirus ishte trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Prej 7 ditësh ai ishte shtruar në spitalin Infektiv pasi u infektua edhe me koronavirus, nuk bënte pjesë tek pacientët që ishin në terapi intensive, por gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial, që i mori jetën. 71-vjeçari sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vuante nga disa sëmundje shoqëruese, kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar, diabeti mellitus, fibrilacioni arterial dhe hipertensioni.

43-vjeçari nga Kavaja  ndodhej në terapi intensive. Por pas rëndimit të gjendjes shëndetësore gjatë mbrëmjes u vendos në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk mundi të mbijetojë. Edhe 61-vjeçari ishte në terapi intensive dhe pas problemeve që iu shfaqen u vendos në respirator, ku në mëngjes pësoi vdekje klinike. Ai ka sëmundje bashkëshoqëruese, e ndërsa 43-vjeçari nga Kavaja, përveç obezitetit, nuk vuante nga sëmundje të tjera. 

Ministria e Shëndetësisë në një reagim për mediat, "u shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerëve dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes".

Më 11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa në 18 mars një 66-vjeçar nga Lushnja. 

Ndërkohë që dje Shqipëria regjistroi numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve, që nga dita ku u konfirmua pacienti 'zero', që u shërua bashkë me dy persona të tjerë, një prej të cilëve i ati i 28-vjeçarit. Nga 33 teste të kryera dje, 13 raste u konfirmuan pozitiv duke e çuar në total në 89 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mosha mesatare e personave që kanë rezultuar pozitiv në Shqipëri është 48 vjeç, e ndërsa ajo e pacientëve të shtruar në spital, 54-vjeç. Për të parandaluar përhapjen vendi është në karantinë totale.

Ora 11:58
Pëllumb Pipero: Pacienti 61-vjeçar kaloi në vdekje klinike, mjekët nuk humbën shpresën, e rikthyen në jetë (VIDEO)

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero dha detaje mbi pacientin e shtruar në Spitalin Infektiv që këtë mëngjes pësoi vdekje klinike. Piperi tha se mjekët arritën ta kthejnë në jetë, por sërish ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

"Situata në shërbimin e sëmundjeve infektive është shumë dinamike, sa i takon shtrimeve të rasteve të reja, ndjekjes në dinamikë të rasteve të shtruara në të në të gjitha pavionet. Kemi më shumë se 40 të shtruar në spital. Secili ka problematikën e tij në varësi të moshës dhe sëmundjeve kronike. Kemi raste që janë relativisht mirë dhe shpresojmë nga dita në ditë t'i nxjerrim, kemi raste të rënda, kemi dhe raste shumë të rënda sikundër janë pacientët e shtruar në repartin e terapisë intensive, midis të cilëve njëri nga rastet sot në mëngjes ka bërë vdekje klinike, vdekje që zgjati relativisht gjatë, por pa e humbur shpresën e mjekëve për ta kthyer atë në jetë, fatmirësisht u kthye në jetë, por vazhdon të jetë ende rëndë. Në këtë lloj dinamike të zhvillimit të pandemisë në vendin tonë, të rasteve të shtuara dhe të konfirmuara çdo ditë, i them qytetarëve të jenë të duruar, të qëndrojnë sa më gjatë në shtëpi dhe mjafton të telefonojnë 127", tha Pipero.

Ora 11:17
Ministria e Shëndetësisë njoftim urgjent, u raportua i pajetë por 61-vjeçari pësoi vdekje klinike

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një reagim urgjent duke sqaruar se 61-vjeçari i raportuar i vdkur me COVID-19, ka pësuar vdekje klinike. Pra 61-vjeçari nga Tirana nuk ka ndërruar jetë, por ndodhet në vdekje klinike, në gjendje të rëndë.

"Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë!", njofton ministria e Shëndetësisë. 

Ora 09:54
Ministria e Shëndetësisë: Shënohet viktima e pestë në Shqipëri me koronavirus

Pak pas ndarjes nga jeta të 41-vjeçarit nga Kavaja, Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta mëngjesin e sotëm tënjë pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 24/03/2020 00:22

    Or /PAPI/43 vjecari ishte OBEZ ,mushkerite nuk I mbusheshin me ajer nga dhjami dhe pesha.A nuk I ke pare,njerezve te shendoshe u merret fryma edhe kur vrapojne?Pra kuptohet pse nuk mbijetoi.

    Përgjigju
  • Foto: 23/03/2020 16:07

    Përshëndetje. Kini kujdes veten tuaj në radhë të parë. Lereni kafenetë, dhe shoqerin apo Miqesine vuajtjet dhe ardhjet, as mos u veni njerezve, edhe as mos t'ju vijnë. Bejeni si në vitin 97 kur plasi lufta që kishit frikë mos na kapte ndonjë plumb qorr. Kjo është e mira për juve që jeni aty. Se mos o Zot

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/03/2020 12:09

    NGUSHLLIME NGUSHLLIME NGUSHLLIME

    Përgjigju
  • viri: 23/03/2020 11:56

    sa te DHIMbshem jane keto politikanet u merziten duke u strukur ne vilat e tyre qe te mos ju gjej virusi

    Përgjigju
  • Papi: 23/03/2020 11:29

    Ky 43 vjecari hap nje debat te ri si nga mosha ashtu dhe qe nuk vuante nga asgje, besoj se eshte plotsuar nje procesverbal per te gjitha hapat e ndermarra deri ne vdekje,isha kurioz me dijte sa ishte oksigjeni ne gjak ne castin qe u fut ne respirator? Apo skeni mjete ta matni?

    Përgjigju
    • gim: 23/03/2020 12:54

      sipas Michael Osterholm (zgjeroje vete ne google personazhin), aerika do kete % me te larte te vdeksmerise nga ky virus sepse eshte vendi me obez ne bote. Gjithsesi kjo semundje nuk te vret nga mungesa e oksigjenit ne gjak, Multi Organ Failure, ose thene me mire obezet jane me te rrezikuar se pleqt dhe te semuret e tjere.

  • Vito , shoku i Nikos se Orneles: 23/03/2020 10:52

    Ministrise se Shendetesise i ka ikur kontrolli ose me mire nuk e ka patur asnje dite gjendjen ne kontroll. 3 te vdekur ne 24 ore, kur ne diagramat e botes raportojne vetem 2 raste serioze. Kjo eshte per te vene duart ne koke. Iu kane vdekur raste poshte mesatares boterore te vdekjes si moshe. Kemi vdekje sa gjithe Norvegjia me 200o e ca raste te faktuara. Nje pyetje kam une per ju te gazetes qe t'ja beni asaj nrus qe drejton Ministrine e Shendetesise : A u behen testet per koronavirus vdekjeve te tjera, pra jo ketyre qe raporton nga infektivi, qe ndodhin ne Shqiperi ? Se keta per vdesin per nje cike propagande qe "sistemi shendetesor mund ta perballoje kete pandemi" me mjeket e rinj qe jane regjistruar ne portalet e qeverise. Mjeke qe akoma nuk kane bere injeksionin e pare, me gjithe respektin.

    Përgjigju
    • Delinquenti: 23/03/2020 13:53

      Ne Itali 793 persona kane mbyllur syte per 24 ore o shoku car thu ti bej mir hesapet dhe kur te besh hesapin HIQE SHISHEN E RAKIS SE TE BOKA KEQ TY DHE SHPRESOJM TE MOS KETE SHUM SI PUNA JOTE..... SIDO QE TE JETE NGUSHELLIME TE GJITH FAMILJEVE QE KANE HUMBUR NJEREZ NE KET KOHE

    • Thomas: 23/03/2020 13:00

      O shoku rri ne shtepi dhe zbato rregullat qe duhen per te kujdesur per veten ne radhe te pare pastaj ndihmon dhe familjen e shoqerine. Kjo do Ishte gjeja me fisnike per ty si njeri shume i "zgjuar".

    • Gim: 23/03/2020 12:48

      bravo Vito, lart e me lart. te fala Nikos. Merr me shume informacion se Ornela sja ka thene mire Nikos dhe Niko gjithashtu ka harruar te ti thote te gjitha shifrat ty. Po gjithsesi je super Kopetent, bravo per kopetencen. Mbyll gojen aty, mshoji divanit se maksimumi per te llustrosur kepucet ke mend

    • Dory: 23/03/2020 12:05

      Ne Itali Kane vdekur 21 vjec 34 vjec boll na bete si kompetent

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?