Ishte me tumor, u infektua edhe me koronavirus! Ndërron jetë i moshuari nga Kuçova! Shkon në tre numri i viktimave

22 Mars 2020, 22:18| Përditesimi: 22 Mars 2020, 23:40

  • Share

TIRANE-Shkon në tre numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Një 71-vjeçar nga Kuçova i infektuar me koronavirus ndërroi jetë mbrëmjen e sotme në spitalin Infektiv në QSUT. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë, që thekson se pacienti kishte edhe disa sëmundje shoqëruese.

I trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej 7 ditësh ai ishte shtruar në spitalin Infektiv pasi u infektua edhe me koronavirus, nuk bënte pjesë tek 4 pacientët që janë në terapi intensive, por gjatë mbrëmjes së sotme pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial, që i mori jetën. 

71-vjeçari sipas ministrisë së Shëndetësisë, vuante nga disa sëmundje shoqëruese, kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar, diabeti mellitus, fibrilacioni arterial dhe hipertensioni. 

71-vjeçari është viktima e tretë, pasi në 11 mars ndërroi jetë një 73-vjeçare nga Durrësi, ndërsa në 18 mars një 66-vjeçar nga Lushnja. Ndërkohë që sot Shqipëria regjistroi numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus gjatë 24 orëve, që nga dita ku u konfirmua pacienti 'zero', që u shërua bashkë me dy persona të tjerë, një prej të cilëve i ati i 28-vjeçarit.

Nga 33 teste të kryera së fundmi, 13 raste janë konfirmuar pozitiv ditën e sotme duke e çuar në total në 89 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se mosha mesatare e personave që kanë rezultuar pozitiv në Shqipëri është 48 vjeç, e ndërsa ajo e pacientëve të shtruar në spital, 54-vjeç. Për të parandaluar përhapjen vendi është në karantinë totale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • GDFF: 23/03/2020 00:18

    Pse e klasifikoni si vdekje nga covid-19? Ai vdiq nga kanceri. Kshu jane edhe ata qe po vdesin ne itali dhe qe propoganda i nxjer se vdiqen nga coronavirusi. Mashtrim total.

    Përgjigju
  • Indrit: 22/03/2020 23:43

    Po Kuçova nuk kishte raste????

    Përgjigju
  • MAKS VELO: 22/03/2020 23:14

    TE LARGOHET MENJEHERE NGA PUNA AJO DREJTORESHA E ISHP,ALBANA FICO,,DUKET TEPER E PAAFTE,,,,DHE DREJTORESHA E SPITALIT TE TIRANES ,,,RASTET ME CORONA-VIRUS PO SHTOHEN DHE AJO ESHTE FAJTORE,,,FICO,,AS NUK E THERRET NE TELEFON ATE MASKARAIN E BASHKISE PER TE BERE DEZIFEKTIMIN E SPITALIT INFEKTIV NGA BRENDA E JASHTE,,,DEZIFEKTIMI I SPITALIT INFEKTIV SOT DUHET TE BEHET PERDITE,,,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?