Ministrja Manastirliu

Shkon në tre numri i viktimave nga COVID-19, reagon Manastirliu: Çdo jetë e humbur të shërbejë si thirrje për të gjithë

22 Mars 2020, 23:29| Përditesimi: 22 Mars 2020, 23:35

  • Share

Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në tre mbrëmjen e sotme, pas vdekjes së një 71-vjeçari nga Kuçova.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjarët e  viktimës.

Ajo ka shtuar se jetët e humbura në këto ditë, veç dhimbjes që shkaktojnë për familjarët dhe për të gjithë duhet të shërbejë si një thirrje.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pacientit, që humbi jetën sot në Spitalin Infektiv.

Mjekët tanë bënë të pamundurën në këtë luftë për jetën, por komplikacionet e shkaktuara nga një seri sëmundjesh e bënë të pamundur mbajtjen në jetë të pacientit 71-vjeçar.

Çdo jetë e humbur në këto ditë, veç dhimbjes që shkakton për familjarët dhe për ne, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë:

Rrini në shtëpi, mos i jepni mundësinë ketij virusi të infektojë dhe të rrezikojë jetën e të shtrenjtëve tanë!

Dua të përsëris thirrjen për qytetarët: Zbatoni masat e higjenës. Zbatoni masat e distancimit social. Mos dilni nga shtëpitë. Kështu, ju shpëtoni jetë! Pa ndihmën tuaj, mjekët nuk mund t'ia dalin!

Kjo është një luftë me një armik të pamëshirshëm, ndaj ta luftojmë duke qëndruar larg fizikisht, por më të bashkuar se kurrë në zemër dhe mendje”, ka shkruar ministrja.

Komento

Komente

  • Arjani: 23/03/2020 03:03

    Jep doreheqjen,,je e paafte...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?