Armando Broja dhe Pochettino

Shënoi golin e dytë sezonal, Pochettino për Brojën: Duhet të ketë besim te aftësitë e tij

6 Janar, 21:26| Përditesimi: 6 Janar, 21:27

  • Share


Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë sezonal me Chelsean dhe këtë e bëri në ndeshjen e 1/32 të FA Cup kundëer Preston. Broja shënoi në fitoren 4-0 të të tijve, duke qenë ai që i hapi rrugë suksesit.

Pas ndeshjes, për mediet trajneri i Bluve Mauricio Pochettino vlerësoi lojën e 22-vjeçarit shqiptar, duke thënë se duhet të ketë besim në aftësitë e tij dhe të qëndrojë pozitiv.

" Një fitore shumë e mirë. Në pjesën e parë isha pak i zhgënjyer. E nisëm shumë keq. U thashë lojtarëve pas pjesës së parë që duhej të rrisnim energjinë dhe të bënim ndeshjen tonë me Preston", tha trajneri.

I pyetur për besimin që goli do i jepte Brojës, Pochettino tha se sulmuesi duhet të buzëqeshë dhe të fitojë besimin në vete.

"Unë mendoj se duhet të jetë e mahnitshme. Ai duhet të buzëqeshë, të jetë pozitiv dhe të ndryshojë gjuhën e trupit. Mendoj se kur të performojë mirë dhe të gjejë rrjetën, ai do të përmirësohet. Është e rëndësishme për ekipin dhe për të që të përmirësojë besimin e tij”, tha argjentinasi.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Armando Broja shënon për Chelsean, i gjithë stadiumi në këmbë! Shqiptari gol me kokë, feston me 'shqiponjë'


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?