Armando Broja dhe festa me 'shqiponjë'

VIDEO/ Armando Broja shënon për Chelsean, i gjithë stadiumi në këmbë! Shqiptari gol me kokë, feston me 'shqiponjë'

6 Janar, 19:50| Përditesimi: 6 Janar, 22:36

  • Share

Chelsea fitoi 4-0 me Preston për 1/32 e FA Cup në Angli dhe kalon në fazën tjetër. Sfida për Blutë e Londrës u zhbllokua nga Armando Broja në të 58 minutë. Pas një krosimi të Gusto nga e majta e sulmit, Broja me kokë nga brenda zone nuk gaboi dhe bëri që gjithë stadiumi të çohej në këmbë dhe të duartrokiste. Festë me 'shqiponjë' nga 22-vjeçari, që vetëm dy minuta më vonë goditi edhe tranversën. Tanimë Broja gjen golin e dytë këtë sezon.

Pas këtij rasti, Chelsea u zgjua dhe gjeti dy gola të tjerë me Thiago Silvën dhe Sterling në minutat 66-të dhe 69-të. Në fund edhe Fernandez shënoi për 4-0. 

Duket se hedhja në fushë nga minuta e parë e Brojës ka qenë vendimi i duhur nga Pochettino, me shqiptarin që zhbllokoi një sfidë që po bëhej shqetësuese. Në 14 ndeshjet që kishte luajtur këtë sezon, Armando Broja kishte shënuar vetëm një gol, kundër Fulham në datën 2 tetor 2023, si dhe kishte asistuar në një tjetër rast kundër City-t.

I shumëpëfolur për një largim në merkaton e janarit, duket se te Chelsea janë të bindur për të mbajtur sulmuesin e Kombëtares që me minuta në fushë po shpërblen besimin e drejtuesve.

 

Ora 22:34
'Ikën ditët e këqija', Armando Broja: Tifozët më shtojnë presionin, dua të shënoj më shumë


Chelsea fitoi 4-0 me Preston në 1/32 e FA Cup dhe kalon më tej. Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Armando Broja, me sulmuesin e Kombëtares që "shtroi udhën" për suksesin e Bluve. Goli i dytë këtë sezon ka kthyer buzëqeshjen për 22-vjeçarin, që pranon se ka presion pasi e di që të gjithë duan që të gjejë gola.

"Të vish nga pankina dhe të luash disa ndeshje dhe të mos shënosh dot gol nuk është e lehtë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur që munda ta arrij atë gol sot. Shpresoj që të ketë shumë më tepër në të ardhmen. Momente të tilla janë ato që të bëjnë të lumtur dhe të sjellin një buzëqeshje në fytyrën tënde. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Ka shumë presion mbi supe kur pritet të shënoni çdo ndeshje. Unë përpiqem të lë ditët e këqija që më kanë kaluar dhe të shikojë ditët e mira. Sot ishte një nga ato ditët më të mira", tha Broja.

Ora 21:26
Shënoi golin e dytë sezonal, Pochettino për Brojën: Duhet të ketë besim te aftësitë e tij


Armando Broja, sulmuesi i Kombëtares shënoi golin e dytë sezonal me Chelsean dhe këtë e bëri në ndeshjen e 1/32 të FA Cup kundëer Preston. Broja shënoi në fitoren 4-0 të të tijve, duke qenë ai që i hapi rrugë suksesit.

Pas ndeshjes, për mediet trajneri i Bluve Mauricio Pochettino vlerësoi lojën e 22-vjeçarit shqiptar, duke thënë se duhet të ketë besim në aftësitë e tij dhe të qëndrojë pozitiv.

" Një fitore shumë e mirë. Në pjesën e parë isha pak i zhgënjyer. E nisëm shumë keq. U thashë lojtarëve pas pjesës së parë që duhej të rrisnim energjinë dhe të bënim ndeshjen tonë me Preston", tha trajneri.

I pyetur për besimin që goli do i jepte Brojës, Pochettino tha se sulmuesi duhet të buzëqeshë dhe të fitojë besimin në vete.

"Unë mendoj se duhet të jetë e mahnitshme. Ai duhet të buzëqeshë, të jetë pozitiv dhe të ndryshojë gjuhën e trupit. Mendoj se kur të performojë mirë dhe të gjejë rrjetën, ai do të përmirësohet. Është e rëndësishme për ekipin dhe për të që të përmirësojë besimin e tij”, tha argjentinasi.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahaha: 07/01/2024 09:16

    Enderro se pa lek esht

    Përgjigju
  • Euro 2024: 06/01/2024 20:09

    Viti dymije e njezet e kater qenka viti i golave nje vit i mbare per Brojen , gati golat per spanjen me shoke ! Ec atyyy

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?