Kryeministri Edi Rama ka komentuar kalimin online në e-Albania të shërbimeve të Kadastrës. I pyetur nga gazetarët për Kadastrën, Rama thotë se numri i shërbimeve të dhëna online është shumë më i lartë krahasuar me më parë. Ai thekson se noterët e shumë të tjerë që qëndronin rreth e rrotull kadastrës si ‘hiena’ janë të nervozuar pasi tashmë nuk ka më korrupsion.
Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, për noterë, për real estate, nuk marrin dot shërbime dhe iu janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksion?
"Çudi sepse faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra që kur ka kaluar në këtë sistem krahasuar më parë është shumë më i lartë, i shërbimeve të dhëna. Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdoresh", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Nafta në Shpirag, Rama: Cilësia premium si ajo e Arabisë Saudite, do të ndryshojë ekonominë! Investimi 3 deri në 7 mld euro
SI.E.//ReportTv.al