Shëroni tiroiden me kura natyrale, Altin Joka: Hashimoto shërohet, nuk është sëmundje autoimune

12 Dhjetor 2023, 16:16| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 16:34

  • Share

I ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti i njohur nga Suedia, Altin Joka i cili foli për personat që vuajnë nga sëmundja e tiroides Hashimoto, duke u referuar studimeve të fundit dhe tek disa kura natyrale.

”Hashimoto është një shqetësim serioz, pasi nëse nuk adresohet shkaku, mund të të sjellë probleme, duke dëmtuar në mënyrë kronike tiroiden, gjithashtu sjell probleme me shëndetin kardiovaskular, probleme me shëndetin mendor dhe një varg problemesh të tjera” e nis kështu bisedën nutricionisti i njohur.

Por a është për Altin Jokën “Hashimoto” sëmundje autoimune, dhe çfarë do të thotë sëmundja autoimune? Sipas tij problemet e Hashimotos shfaqen kur sistemi ynë natyror i mbrojtjes së trupit nuk mund të bëj dot dallimin midis qelizave të huaja dhe qelizave tona, pra bën që trupi të sulmoj gabimisht qelizat normale dhe organet dhe të na kthehet kundër, po a është e vërtetë kjo sipas nutricionistit?

Sipas Altinit kjo është pak e vërtetë për të mos thënë nuk ekziston si mundësi. ”Qelizat tona nuk mund t’i kundërvihen trupit tonë për një faktor të caktuar të një sëmundje, pasi ato veprojnë në një rregullsi dhe janë të programuara” tha Altini në studio, duke sqaruar se nuk ekziston termi “sëmundje autoimune”, sikurse duke nënvizuar se qelizat janë vetëm të hutuara dhe destabilizuara.

Por a mund të largohet sëmundja e Hashimotos me kura natyrale? Përgjigjia është e thjeshtë, po nutriciologët mund të bëjnë kthimin në funksionin normal të tiroides.

“Tiroidja kontrollon gjithë metabolizmin tonë, nëpërmjet hormoneve T4 dhe T3 dhe moskonvertimi i T4 në T3, bën problemin e Hashimotos” shtoi Altini duke theksuar se tiroidja si gjendër nuk sëmuret kurrë, por krijon disbalancime.

Po përse Hashimoto prek më shumë femrat? “Shkaku janë neurotransmetuesit që janë bllokuar dhe nuk funksionojnë, si dhe niveli i lartë i stresit tek femrat që është tre deri në katërfish i vërtetuar më shumë se tek meshkujt. Niveli më i lartë i ndryshimeve në aspektin emocional është pesëfish më i lartë tek femrat, duke ndikuar negativisht tek situata e gjendrave endokrine” tha Altini duke shtuar se pas shtatzanisë dhe pas moshës 35 vjeçare, nis të shfaqet Hashimoto tek femrat, pasi është një proces fiziologjik.

”Përdorimi i kontraceptivëve oral nga femrat gjithashtu ndikon në rritjen e probabilitetit të Hashimotos në të ardhmen, pa harruar suplementet që përdorin në shtatëzani” shtoi ai, gjë që shpjegon ankthin e femrave pas lindjes sikurse dhe sëmundjen e gjirit pasi niveli i estrogjenit është shumë i lartë nga tiroidet.

Por çfarë diete duhet të ndjekim që të mbajmë tiroiden në kontroll? Sipas dietologëve duhet eliminuar sheqeri, pijet me gaz, elementët e ushqimeve të përpunuar dhe duhen shtuar bishtajoret, farat, arroret, frutat. Pak kohë më parë, në qarkullim doli dieta e “Zorrës psikologjike”, GAPS, duke u marrë me mikrobiomën dhe pastrimin e mëlçisë, por si shumica e dietave nuk pati rezultat, vetëm e mbajti në kontroll biomën” tha Altini.  

Çfarë është vërejtur tek ushqimet si kurë?

”Gërshetimi i rukolës, i asparagut, avokados, panxharit, specit dhe rrepës, kanë një influencë të lartë tek gjendrat endokrine dhe tek Hashimoto”, duke shtuar se filizat e brokolit, lakra e brukselit, lakra dhe karrota, të gërshetuar me vajin e avokados, me vajin e farës së grurit, me vajin e ullirit, japin një rezultat pozitiv për problemin e gjendrave mbiveshkore dhe Hashimoton. Kemi dhe disa lëngje efikase, si lëngu selino, ai i karrotës, kastravecit dhe lakrës që janë shumë efektive” shtoi Altini, duke nënvizuar se një ushqim i mirë janë dhe bishtajoret e kombinuara, si bizelet, thjerrëzat, fasulet, barbunjat dhe erëzat, të cilat e mbajnë në kontroll Hashimoton, sikurse rigoni, piperi i zi dhe borziloku kanë dhënë efekte pozitive në pastrimin e gjendrave mbiveshkore, pa harruar dhe gjalpin e arrave, gërshetuar me gjalpin e stikës së pishës janë shunë efektiv në konsumimin e përditshëm.

Nutricionisti shtoi se gërshetimi i vajit të farës së rrushit dhe vaji i farës së zezë mund të quhet një mrekulli e natyrës. Altini u ndal dhe tek çajrat që gjithashtu janë shumë efikase, sikurse dhe aloevera që duhet pirë esëll çdo mëngjes. Në fund Altini tha se nëse ndryshojmë stilin e jetës dhe rregullojmë parametrat trupor me ushqimet e mësipërme do e mbajmë në kontroll Hashimoton.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?