Një konflikt i çasti ka ndodhur sot në Vlorë pranë zonës së Aleksandrisë.
Dyshohet se tre persona janë përplasur fizikisht në një prej lokaleve të zonës, ku 2 prej tyre kanë goditur një të tretë i cili po merr mjekim në spital pas dhunës që ka marrë.
Report Tv mëson se gjatë konfliktit nuk janë përdorur sende të forta por vetëm grushte dhe shkelma.
Personi i plagosur po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Më pas ai bashkë me dy personat e tjerë të përfshirë në këtë sherr do merret në pyetje në komisariat për të kuptuar si ka nisur konflikti.