POGRADEC- Një 58-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka tentuar që të vrasë me pistoletë fqinjin e tij, pas një konflikti mes dy familjeve.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në pranga ka rënë Izet Hoxhallari 58 vjeç. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buçimas, ku dy familje fqinje janë konfliktuar me njëri tjetrin për motive ende të paqarta. Pas sherrit, 58-vjeçari ka shkuar në shtëpi ka marrë pistoletën tip " Zastava" dhe ka qëlluar të drejtim të fqinjit Ilir Jolldashi dhe bashkëshortes së tij, por fatmirësisht pa pasoja të rënda për jetën.
Sipas burimeve pranë grupit të hetimit të dy personat kanë qenë tejet të rezervuar në deklarimet e tyre. Madje Jolldashi i ka thënë oficerëve të policisë se ka mbetur i habitur kur ka parë Hoxhallarin me pistoletë në dorë.
Në cilësinë e provës materiale 58-vjeçarit, iu gjet e sekuestrua arma e zjarrit me 4 fishekë në krehrin e saj. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
FSHATARIT ENVER HOXHA I DHA SHATEN E LOPATEN DHE FSHATARI LULEZOI E BEGATOI.. PO TANI? PËR CILIN REND FLASIN LLESHAT E SANDERVE LLESHAJ?
Përgjigju